Covid mposht kitaristin dhe kompozitorin Adem Daci

Covid mposht kitaristin dhe kompozitorin Adem Daci

 

Sot, më 12 janar 2022, u nda nga jeta Adem Daci, një nga ikonat e muzikës dhe estradës së qytetit të Sarandës, duke mos e fituar betejën me Covid-19. Largimi i tij nga jeta në moshën 77-vjeçare është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për gjithë komunitetin artistik dhe kulturor të qytetit.

 

Covid mposht kitaristin dhe kompozitorin Adem Daci Sot, më 12 janar 2022, u nda nga jeta Adem Daci, një nga ikonat e muzikës dhe estradës së qytetit të Sarandës, duke mos e fituar betejën me Covid-19. Largimi i tij nga jeta në moshën 77-vjeçare është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për gjithë komunitetin artistik dhe kulturor të qytetit.

 

Adem Daci ishte një emër i dashur dhe i respektuar, një instrumentist dhe kompozitor i rrallë, i cili për dekada me radhë i dha Sarandës tingull, shpirt dhe emocione përmes kitarës së tij. Kontributi i tij në Estradën e Sarandës dhe në jetën kulturore të qytetit mbetet i pazëvendësueshëm.

 

Saranda Web shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, të afërmve, miqve dhe gjithë artistëve që patën fatin ta njihnin dhe të punonin me të. Kujtimi dhe vepra e Adem Dacit do të jetojnë gjatë, ashtu si tingujt e ëmbël të kitarës së tij që nuk do të harrohen kurrë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.