Çfarë propozoi guvernatori britanik në 1800 për Delvinën

20/01/1919:26

Shperndaje:

Çfarë propozoi guvernatori britanik në 1800 për Delvinën

NGA Auron TARE
Delvina sot eshte nje fshat i harruar ne nje cep te Jugut Shqiptar.
Fatkeqesisht edhe rruga qe dikur te detyronte te kaloje ne kete qyteze tashme nuk kalon me duke e zhytur me shume ne harrese.
Dikur nje qytet jashtezakonisht interesant, piktoresk, me nje pejsazh magjepes me vreshta te famshme per veren e tyre te cilat permenden edhe nga udhetari otoman Celebi.
Shtepia e famshme e Pashallareve te Delvines me ndikim nga Vlora ne Malet e Laberise e deri ne Janine. Vendi nga ku e filloi karrieren e tij politike Ali Pasha i famshem.
Qyteze tregetare me nje komunitet te vogel por te pasur hebraik, me nje port si saranda nga ku furnizonte jo vetem Korfuzin po edhe vende te tjera me ushqime dhe lende te pare. Sipas studiuesve te Universitetit te Venecias nje oaz i harmonise fetare duke nderthurur bektashizmin me ortodoksine tradicionale.(Me poshte nje pikture e pa njohur e Edward Lear i cili e pershkruan Delvinen me nota plot ngjyra).
Ne mesin e viteve 1800 nje vend shume i preferuar per aristiokracine europiane e cila udhetonte nga Korfuzi ne brendesi te Shqiperise orientale ne Delvinen e pasur dhe plot kulture. Historia i kishte rezervuar nje suprize por fatkeqesisht/apo fatmiresisht(?) kjo suprise nuk ndodhi.

Çfarë propozoi guvernatori britanik në 1800 për Delvinën

Sir John Young (me vone Lord Lisigar) Guvernator i Ishujve Ioniane i cili ne nje Memo per Qeverine Britanike propozon dorezimin e ishujve Ioniane, Mbreterise Greke dhe mbajtjen nen sundimin Britanik te Ishullit te Korfuzit dhe bregdetit Shqiptar nga Saranda ne Parga me Delvinen si nje kryeqender. (Lord & Lady Lisigar e kishin vizituar disa here Delvinen dhe Butrintin)
fatkeqesisht kjo Memo doli ne shtyp duke krijuar nje skandal diplomatik dhe per kete arsye Sir John Young (Lord Lisgar) u terhoq nga posti i Guvernatorit.
Po sikur ky plan te ishte pranuar nga Qeveria Britanike? Imagjinoni dot nje Delvine Britanike se cfare shkelqimi do te kishte?
Lord & Lady Lisgar ( John Young and Adelaide Dalton) ish Guvernator i Pergjithshem i Ishujve Ioniane, Guvernator i Kanadase dhe Guvernator i New South Wales Australi, Sekretar i Shtetit per Irlanden nen Kryeministrin George Hamilton.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.