Çahet përsëri tubacioni, probleme me furnizimin me ujë në disa zona në Sarandë – VIDEO

21/06/2418:17

Shperndaje:

Mesditën e sotme, një çarje e tubacionit kryesor që furnizon qytetin e Sarandës me ujë ka shkaktuar një përmbytje të papritur, duke përhapur ujë të turbullt nëpër rrugët e qytetit, në Bulevard dhe deri në plazhin e Centralit.

Pushuesit që ndodheshin në plazh janë befasuar kur kanë parë se uji me baltë vërshonte drejt plazhit, duke i detyruar ata të mbledhin plaçkat e tyre dhe të largohen menjëherë nga zona. Situata ka shkaktuar panik dhe shqetësim mes pushuesve dhe banorëve të zonës.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Saranda Web (@saranda.web)

 

Punonjësit e Ujësjellës Kanalizime Sarandë kanë reaguar menjëherë, duke ndërprerë furnizimin me ujë për të parandaluar përmbytje të mëtejshme dhe kanë nisur punën për riparimin e defektit. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, situata është përkeqësuar kur, pas përfundimit të riparimit të parë dhe rifillimit të furnizimit me ujë, një çarje tjetër ka ndodhur disa metra larg vendit të parë.

 

Aktualisht, punonjësit e Ujësjellës Kanalizime Sarandë ndodhen ende në vendin e defektit, duke punuar intensivisht për të riparuar çarjet dhe për të rikthyer furnizimin normal me ujë. Nga ky defekt në rrjet, disa zona të qytetit kanë mbetur pa ujë dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehet furnizimi i plotë me ujë për këto zona.

 

Ndërkohë, autoritetet lokale kanë bërë thirrje për durim dhe mirëkuptim nga ana e qytetarëve, duke premtuar se do të punojnë pa ndërprerje deri në zgjidhjen e plotë të problemit dhe rikthimin e normalitetit.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Finiqi me autobus falas për banorët, miratohen 3 linja drejt Sarandës
Çfarë pritet të ndryshojë në 2027 me pensionet? Mosha, bonuset dhe indeksimi
Banorët sërish në protestë në Këshillin Bashkiak, kërkojnë zgjidhje për linjën Delvinë–Sarandë
Shpërthim në qendër të Athinës, mes viktimave gjenden edhe 3 shqiptarë
Qëllohet me armë drejt lokalit të një shqiptari në Athinë; plagoset vajza e tij 10-vjeçare
Publikohen pamje nga atentati në Sarandë, autori përdori dy pistoleta – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.