Çahet diga e Hec Sasaj në Bunec – VIDEO

17/01/257:33

Shperndaje:

Çahet diga e Hec Sasaj në Bunec

 

Baseni i hidrocentralit të Sasajt në Bunec është çarë mesditen e sotme duke bërë që 15 mijë metër kub ujë të vërshojnë në fshatin Bunec të Lukovës. Banorët e fshatit bregdetar të Bunecit në Lukovë përreth dy orë mbeten në izolim derisa ndërhynë emergjencat për të hapur rrugën.

 

 

 

Muri rrethues i ujëmbledhësit të hidrocentralit Sasaj u ça rreth orës 12:38.

Uji dhe balta ka shkaktuar bllokim për gati 2 orë të rrugës nacionale Bunec – Piqeras e cila ka qenë e kalueshme vetëm nga automjetet e rëndë. Uji dhe balta vërshoi në 12 biznese, kryesisht bare e restorante, duke shkaktuar dëme materiale. Po kështu u dëmtua baza ushqimore e bagëtive në dy familje.

 

 

Ujëmbledhësi i Sasajt ishte ndërtuar në vitin 2010

Uji dhe balta vërshoi në 12 biznese, kryesisht bare e restorante, duke shkaktuar dëme materiale. Po kështu u dëmtua baza ushqimore e bagëtive në dy familje.
Saranda Web publikoi videon e momentit kur uji me baltë vërshon poshtë në aksin kryesor.
Në një reagim telefonik për Report Tv, prefekti i Vlorës, Plator Nesturi në orën 14:50 deklaroi se situata është nën kontroll, rruga nacionale është liruar ndërsa do të bëhet dhe vlerësimi i dëmeve materiale.

“Deri tani janë 12 biznese që janë dëmtuar, ndërsa nuk ka rrezik për banorë dhe se rruga Bunec – Lukovë është e hapur, nuk ka më rrjedhje nga HEC. Janë marrë masat për devijimin e ujit’ tha Nesturi

Ende të paqarta shkaqet e çarjes së murit rrethues të ujëmbledhësit që çon ujin në digë. Ndërkohë furnizimi i kanalit nga burimi i lumit Kalasë është ndërprerë.
Punimet për HEC-in Sasaj kishin nisur 4 vite më parë, ndërsa vitin e kaluar banorët protestuan kundër ndëtimit të këtij HEC pasi u kishte dëmtuar rrugën.

Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.  Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera. Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence. informoi sot policia e Vlorës në orën1 14:00

Hec Sasaj furnizohet me ujë nga burimi i lumit Kalasë, rrjedh në shtratin natyral, ndërsa shkaqet e shembjes së ujëmbledhësit mbeten të panjohura.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Arben Çipa flet pak çaste pas dhunës barbare ndaj tij – VIDEO
TOMORI – BUTRINTI / DREJTPËRDREJT NË SARANDA WEB
Rrahën barbarisht një 52-vjeçar në Sarandë, kapet dhe arrestohet 1 nga autorët, tjetri në kërkim
Pëshpëritje në Sarandë: Në qytet ka ardhur SPAK-u
Shpresa e tradhtuar e banorëve të Shelegarit: Rruga e shumëpritur shtrohet me beton 2 cm – VIDEO
Dyert e mbyllura të Kadastrës në Sarandë: Qytetarët përballen me refuzime dhe mungesë informacioni

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.