Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off

15/03/269:26

Shperndaje:

Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off

Të dielën, më 15 mars 2026, në orën 14:00, zhvillohen ndeshjet e radhës në Kategorinë e Dytë, Grupi B, ku në fushë zbresin edhe dy skuadrat e jugut, Butrinti i Sarandës dhe Delvina.

 

 

Për tifozët sarandjotë, ndeshja Maliqi – Butrinti do të transmetohet drejtpërdrejt nga Saranda Web në Youtube dhe Facebook.

 

 

Butrinti do të luajë në transfertë ndaj Maliqit në stadiumin “Jovan Asko”. Skuadra sarandjote renditet aktualisht në vendin e dytë me 34 pikë, në një garë të fortë për vendin e parë me Orikun, që kryeson me 37 pikë. Çdo pikë në këtë fazë të kampionatit është vendimtare për objektivat e ekipit.

 

Ndërkohë, Delvina do të presë ekipin Bylis B, një përballje e rëndësishme për skuadrën delvinjote. Aktualisht Delvina renditet në vendin e gjashtë me 18 pikë dhe synon një rezultat pozitiv për t’u afruar me zonën e play-off, ku diferencat mes skuadrave mbeten të vogla në këtë fazë të kampionatit.

 

Në krye të renditjes vijon gara mes Orikut, Butrintit dhe Bylis B, ndërsa në ndjekje qëndron edhe Partizani B, duke e bërë çdo javë gjithnjë e më vendimtare për fatet e sezonit në Grupin B të Kategorisë së Dytë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë
77-vjeçari ndalohet nga Policia, u denoncua nga një e mitur për përndjekje dhe ngacmim sek,sual
19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur
Kep Merli Resort & Residences kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.