Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe mbeten në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Janë mbyllur ndeshjet e radhës në Kategorinë e Dytë, Grupi B, ku si Butrinti i Sarandës ashtu edhe Delvina kanë marrë nga një pikë në takimet e tyre.

Në transfertë ndaj Maliqit, Butrinti barazoi 1-1 në stadiumin “Jovan Asko”. Të parët kaluan në avantazh sarandjotët me Ibrahim G. në minutën e 45-të, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi. Në pjesën e dytë reagoi Maliqi dhe barazoi rezultatin me Ibrahim D. në minutën e 74-t, duke bërë që sfida të përfundojë në barazim.
Në takimin tjetër të javës, Delvina barazoi gjithashtu 1-1 në shtëpi përballë Bylis B. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Akibu I. në minutën e 37-të, ndërsa Delvina reagoi në pjesën e dytë duke barazuar me Koshie S. në minutën e 76-të, duke siguruar një pikë të rëndësishme.
Pas këtyre rezultateve, renditja në Grupin B kryesohet nga Oriku me 40 pikë, ndërsa Butrinti mbetet në vendin e dytë me 35 pikë, po aq sa Bylis B në vendin e tretë. Më pas vjen Partizani B me 33 pikë.
Delvina renditet aktualisht në vendin e gjashtë me 19 pikë, duke vijuar garën për t’u afruar me zonën e mesit të tabelës.
Kampionati në Kategorinë e Dytë, Grupi B mbetet mjaft i hapur, me garë të fortë për vendet e para dhe për pozicionet që çojnë në fazat vendimtare të sezonit.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
15/03/2616:08
Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
15/03/2616:08
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
15/03/2616:08
Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
15/03/2616:08
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
15/03/2616:08