Butrinti me PPP/ Zbardhet plani si parashikohet që të bëhet menaxhimi


Ministria e Kulturës pas shumë kërkesave të specialistëve të fushës, një ditë para dëgjesës publike me kryeministrin Edi Rama që do të zhvillohet nesër në orën 11:00 ka prezantuar projektin që parashikon planin e Integruar për Menaxhimin e Butrintit që parashikohet që të jepet me koncesion për 10 vite, nga 2020 deri në 2030.

PPP-ja që pritet ta marrë Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nuk dihet ende sa do i kushtojë buxhetit të shtetit, ndërsa vetëm pas konsultimeve do të kalojë në Kuvend për të marrë ose jo miratimin. Parku Kombëtar i Butrintit zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 9424 hektarësh, ndërsa projekti është përgatitur pikërisht nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Ministria e Kulturës.

Për planin e menaxhimit, theksohet se është marrë tradita më e mirë e menaxhimit se si funksionon Kulla e Londrës, Qyteti romak i Pompeit apo Shërbimi Kombëtar i Parqeve në SHBA.
Sipas ministrisë e gjithë iniciativa po bëhet në funksion të përmbushjes së misionit për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kombëtare.
Por një pjesë e arkeologëve e kanë kundërshtuar projektin e qeverisë për të dhënë me koncesion Butrintin. Shqiptarja.com

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë
Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.