Bota nenujore e Sarandes

21/08/219:24

Shperndaje:

Bota nenujore e Sarandes

Në Sarandë, aty poshtë valëve të detit, duke u kredhur sa më thellë në ujërat e tij, fshihet një pasuri e tërë nënujore.

Për të gjithë zhytësit që janë të apasionuar pas këtyre pasurive, qofshin ata të huaj apo vendas, Saranda ofron një larmishmëri objektesh relike. Relika të cilat flenë nëpër thellësitë e detit Jon.

Bota nenujore e Sarandes

Madje, njëra prej relikeve, e cila është mjaft e dukshme, është një anije luftarake e Luftës së Dytë Botërore. Ajo eshte e mbytur në Gjirin e Sarandës, jo më larg se 100 m nga bregu i detit. Anija është e një gjatësie prej 150 metrash. Prej kohësh, që kur është zbuluar, shërben si një muze i gjallë nënujor… Pasi në të gjenden një sërë objektesh të ndryshme, si shishe, cizme ushtarësh, medikamente mjekësore etj.

Anija vazhdon të tërheqë vëmendjen e zhytësve… Të cilët s’mund ta shuajnë kureshtjen ndryshe… Veçse duke i prekur nga afër dhe duke i fotografuar këto relike shekullore.

Pasurive të çmuara të Sarandës, nuk mund tu mungonin edhe këto asete… Të cilat ruajnë vlera të rëndësishme të arkeologjisë nënujore…


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ardit Bido njofton qytetarët në Sarandë dhe Ksamil: Do të vij për të dëgjuar përsëri hallet tuaja
Vidhet një banesë gjatë natës: familjarët në dasmë, hajdutët rrëmbejnë 15 milionë lekë
Bougainville Bay në Sarandë kërkon Drejtor Strukture Hotelerie
Hotel Porto Eda në Sarandë kërkon Recepsioniste. Punësim vjetor
PORT SIDE KËRKON TË PUNËSOJË BANAKIER/E PËR PUNËSIM GJITHËVJETOR
Delvinë, 1.5 milionë euro për rikonstruksionin e shkollës “Xhelal Berberi” dhe palestrën

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.