Biznesmeni nga Ksamili: Nuk kemi ujë, jemi qelbur – VIDEO

Një pronar hoteli në Ksamil ka ngritur një shqetësim serioz lidhur me mungesën e ujit në zonë. Prej tre ditësh, hoteleria dhe banorët lokalë janë përballur me mungesë totale të ujit, duke krijuar një situatë të papërballueshme dhe të pasigurt.

 

 

 

“Jam detyruar të blej ujë me autobote, dhe çdo herë që vjen autoboti kushton 6000 lek të reja. Brenda një jave e kam blerë ujin katër herë,” shprehet pronari i hotelit, duke theksuar se kjo është një kosto e papërballueshme për biznesin e tij. Ai gjithashtu vë në dukje se kjo situatë është një sabotim për turizmin nga ana e shërbimeve publike.

 

 

Ndërkohë, krahas mungesës së ujit, banorët dhe bizneset po përballen edhe me probleme të vazhdueshme të energjisë elektrike, ku tensioni vjen në nivele të papërshtatshme prej 160 voltësh.

“Shqetësimin më të madh e kemi me ujin, sepse nuk mund të vazhdojmë të blejmë ujë kur ndërkohë uji derdhet në det kot së koti,” përfundon pronari, duke apeluar për ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të zgjidhur këtë problem të rëndësishëm.

 

Saranda Web fton autoritetet përkatëse dhe institucionet lokale të marrin masa të menjëhershme për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm me ujë dhe energji elektrike në Ksamil, duke garantuar kështu mirëqenien e banorëve dhe suksesin e sezonit turistik.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë
Sekuestrohen 36 kilogramë kanabis dhe para në dy makina ku udhëtonin tre persona
Lexoni më shumë
Halil Shabani rrëfen historinë e valles së Osman Takës dhe si e ktheu Taip Madani në valle legjendare
Lexoni më shumë
Atentati në Sarandë, dyshime për lidhje me tre të arrestuar në Shkodër
Lexoni më shumë
Salla e qendrës kulturore “Myrteza Leka” në Delvinë drejt rikonstruksionit
Lexoni më shumë
Përmbyset maunia me misër në aksin Kardhiq–Delvinë, policia në vendngjarje
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.