Biletat për muzetë dhe kalatë tani online në e-Albania, por Butrinti dhe Finiqi mbeten jashtë sistemit

06/11/2510:05

Shperndaje:

Biletat për muzetë dhe kalatë tani online në e-Albania, por Butrinti dhe Finiqi mbeten jashtë sistemit

 

Nga sot, vizitat në shumë prej muzeve dhe kalave më të njohura të Shqipërisë mund të planifikohen më lehtë se kurrë, pasi biletat mund të blihen drejtpërdrejt online përmes platformës shtetërore e-Albania. Por në mënyrë të çuditshme, parqet arkeologjike të Butrintit dhe Finiqit, dy nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, janë përjashtuar nga sistemi.

 

 

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili tha se qytetarët dhe turistët do të kenë tashmë mundësinë të blejnë biletat e tyre pa pritur në radhë, thjesht përmes telefonit apo kompjuterit.

 

“Nga sot, qytetarët dhe turistët mund të blejnë biletat e tyre pa radhë, duke përfituar një eksperiencë më moderne për vizitat kulturore në vend”, deklaroi ministri Gonxhja.

 

Përmes këtij shërbimi, vizitorët duhet të zgjedhin opsionin “Biletaria online për sitet kulturore” në portalin e-Albania, të përzgjedhin destinacionin, llojin e biletës dhe të kryejnë pagesën online. Bileta u dërgohet menjëherë në e-mail dhe është e vlefshme për një periudhë njëmujore.

 

Aktualisht, sistemi përfshin vetëm disa site kulturore të njohura si:

 

  • Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë
  • Muzeu Kombëtar Etnografik, Krujë
  • Muzeu Ikonografik “Onufri”, Berat
  • Muzeu i Fotografisë “Marubi”, Shkodër
  • Kalaja e Shkodrës
  • Kalaja e Gjirokastrës
  • Parku Arkeologjik Apollonia, Fier

 

 

Megjithatë, mungesa e Butrintit dhe Finiqit në këtë listë ka ngjallur habi, pasi bëhet fjalë për dy prej destinacioneve më të vizituara dhe më të rëndësishme të vendit.

Deri më tani, ministri Gonxhja nuk ka dhënë asnjë shpjegim për arsyet e përjashtimit të tyre, ndonëse pritet që ky shërbim të zgjerohet në të ardhmen edhe për këto parqe të rëndësishme.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Jetojmë si qeni – E moshuara dhe djali saj me epilepsi jetojnë në kasolle dhe pa drita – VIDEO
NOI PREMIUM Cellar në qendër të Sarandës kërkon të punësojë 2 Shitës/e
E moshuara dhe djali i sëmurë në Delvinë jetojnë në një kasolle, OSHEE u ka prerë dritat – VIDEO
Të dielën drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web derbi i madh Delvina – Butrinti
Fshati Kostar në Finiq i izoluar prej 12 ditësh – Banorët: “Jemi pa bukë, bashkia nuk do t’ia dijë” – VIDEO
Ksamil – Digjet plotësisht një lokal gjatë orëve të para të mëngjesit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.