Besmir Veliu kandidati i PS në Bashkinë Delvinë

25/03/2321:53

Shperndaje:

Besmir Veliu kandidati i PS në Bashkinë Delvinë

Besmir Veliu do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Delvinë.

Veliu do të përballet në zgjedhjet e 14 Majit me kandidatin demokrat Ilir Mehmeti.

Besmir Veliu – CV

38-vjeçari Veliu ka lindur në Delvinë dhe ka mbaruar studimet e larta për inxhinieri elektronike në Tiranë.

Më herët ka qenë punonjës në Bashkinë e Delvinës për 5 vite. Aktualisht Veliu është punonjës në Komisariatin e Delvinës si specialist IT dhe personeli.

Bashkia Delvinë që prej vitit 2019 drejtohet nga Majlinda Qilimi.

BESMIR VELIU - BASHKIA DELVINE - SARANDAWEB.NET
BESMIR VELIU

Për Lajme dhe Info nga Delvina dhe Saranda na ndiqni në …

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb

Bashkia Delvine

Bashkia  Delvine kufizohet në veri me bashkitë Himarë e Gjirokastër, në jug me bashkitë Sarandë dhe Finiq, ndërsa në lindje me bashkinë Dropull. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Delvinës.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 7,598 banorë. Ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki ka një popullsi prej 18,078 personash. Bashkia Delvine ka një sipërfaqe prej 182.9 km2. Densiteti i popullsisë sipas censusit është 45.5 banorë/ km2, ndërsa sipas regjistrit civil është 99 banorë/ km2.
Kjo bashki përbëhet nga 2 njësi administrative, të cilat janë: Delvinë dhe Vergo. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Delvinës dhe qarkut Vlorë. Bashkia Delvinë ka nën administrimin e saj një qytet dhe 17 fshatra.

Bujqësia, blegtoria dhe vreshtaria, krahas institucioneve publike janë burimet kryesore ekonomike të zonës. Papunësia është shumë e lartë dhe një pjesë e madhe e popullsisë punon në Sarandë.
Largimi i popullsisë së re dhe të arsimuar ka krijuar vështirësi në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë.
Nga ana tjetër, prania e shumë kulturave në qytet ofron mundësi për zhvillim. Afërsia e Delvinës me qytetin turistik të Sarandës ofron potencial të lartë për zhvillimin e bujqësisë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.