Besa Shahini: Edukimi feminist parandalon dhunën dhe abuzimin ndaj vajzave dhe grave

28/07/2012:23

Shperndaje:


Edukimi feminist është edukim kundër patriarkalizmit – apo pabarazisë gjinore – që është edhe burimi kryesor i abuzimit, dhunës dhe diskriminimit ndaj vajzave dhe grave”, nis një publikim në rrjete sociale i Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ndërsa njofton se tashmë ka filluar edhe trajnimi mbi “edukimin feminist” me psikologët dhe punonjësit social shkollorë.

Duke e konsideruar atë si një hap të rëndësishëm në parandalimin e dhunës dhe abuzimit ndaj nxënësve, Ministrja Shahini e cilëson gjithashtu si “një ndër projektet më të rëndësishme që po zbatojmë, sepse synon adresimin e seksizmit, racizmit dhe homofobisë që mund të ekzistojnë në kulturën shkollore, me qëllim zhvillimin e shoqërisë së shëndetshme demokratike”.

“Siç edhe kemi premtuar, do të dyfishojmë numrin e psikologëve dhe punonjësve social nëpër shkolla dhe të gjithë do të kalojnë përmes trajnimit mbi “edukimin feminist” – shprehet ndër të tjera Znj. Shahini.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Uma Restaurant në Ksamil kërkon staf. Ofrohet Akomodimi dhe ushqimi
Bar Restorant Sunset në Ksamil kërkon Kamarier/e dhe Hostes
Shpella e Ciklopit në Himarë, mes mitit të Homerit dhe një lavazhi makinash – Nga Auron Tare
Booking dhe Airbnb me rregulla të reja: apartamentet pa NIPT do të hiqen nga platformat
Lamallari: Zhurma nuk është argëtim, Policia nuk do lejojë muzikë në kupë të qiellit
Pasticeri Dolce në Sarandë kërkon Kamarier. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.