Bashkia Sarandë vendim për prishjen e hotelit 20-vjeçar, pronarët: Bashkia në shërbim të mafies

Pronarët e një hoteli në Gjirin e Manastirit në Sarandë akuzojnë Bashkinë Sarandë se është vënë në shërbim të interesave mafioze, duke nxjerrë një vendim prishjeje të hotelit të tyre, në valën e aksionit të paralajmëruar nga kryeministri Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje të ndërtuar gjatë muajve të fundot. Stavro Ballkoni, pronari i hotel Kristal, shprehet se hoteli i tyre është ndërtuar me leje ndërtimi dhe funksionon prej 20 vjetësh, është me certifikatë kategorizimi nga Ministria e Turizmit dhe taksapagues i rregullt në bashkinë Sarandë.

Stavro Ballkoni shprehet se pas këtij vendimi qëndrojnë interesa mafioze, dhe kalvari i tyre ka filluar që me revokimin e Lejes së Legalizimi dhe se pavarësisht se ka një çështje në gjykatë, Bashkia Sarandë ka nxjerrë një Urdhër Prishjeje si ndërtim pa leje pikërisht në momentin e aksionit kombëtar.

VIDEO

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.