Bashkia Sarandë tender 80 milionë për pemë, në garë 1 kompani me ofertë 98% të fondit limit

23/11/2016:56

Shperndaje:


Bashkia Sarandë ka përmbyllur një tjetër tender, tender i cili nga Openprocurement Albania është vlerësuar me flamur të kuq.
Bëhet fjalë për tenderin për “Blerje pemësh me qëllim shtimin e hapësirave të gjelbra”, tender për të cilin Bashkia Sarandë kishte akorduar nga taksat e taksapaguesve sarandjotë një shumë prej 80 milionë lekë të vjetra me tvsh.
Në këtë tender ka marrë pjesë vetëm 1 kompani me ofertë prej 78.385.000 lekë ose afërsisht 98% e fondit limit.


Bashkia Sarandë është një prej bashkive kryesore tenderat e së cilët nga ana e Openprocurement Albania vlerësohen me flamur të kuq, për shkak se në tendera ose do të paraqitet vetëm 1 ofertë ose do të skualifikohen garuesit për të fituar oferta me e shtrenjtë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Dea e Butrintit” rikthehet në shtëpi pas një shekulli udhëtim
Shkarkohet Lamallari, vetëm gjashtë muaj në krye të Ministrisë së Brendshme. Gjurmët që la në Sarandë
Tmerr në Korfuz: 51-vjeçari shqiptar akuzohet për përdhunimin e mbesës së tij 8-vjeçare
Programi Kombëtar i Strehimit/ 2 mijë kredi me interes 0%, ja kush mund të përfitojë
Historia e futbollit në Sarandë dhe Delvinë/ Xhorxhi Vasili rrëfen një shekull traditë
Zjarr në Aliko, Finiq. Digjet sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen banesa

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.