Bashkia Sarande: Nuk i helmuam ne, po marrim masa per strehimin e qenve

11/01/1612:06

Shperndaje:

Bashkia Sarande: Nuk i helmuam ne, po marrim masa per strehimin e qenve
 

Bashkia Sarandë nëpërmjet një deklarate përgënjeshtron akuzat se pas  helmimit të qenve  në Sarandë, e publikuar kjo edhe me video në rrjetet sociale, qëndron  Bashkia Sarandë. 

Gjithashtu, në deklaratën e publikuar nga Bashkia Sarandë njoftohet se është ngritur një grup pune, i cili do merret me trajtimin shëndetësor dhe për strehimin e qenve të rrugës

Ja deklarat e plotë : Ditët e fundit është folur shumë për një situatë të rënduar nga prania e qenve endacakë nëpër qytet. Ne nuk mund ta injorojmë këtë fakt dhe të bëjmë sikur nuk e shohim apo sikur ndodh diku jashtë nesh.
Jo. Madje duke qenë mjaftueshëm vëzhgues dhe mjaft të ndjeshëm ndaj asaj që po ndodh, qysh më 7 janar ka dalë një urdhër i posaçëm i Kryetares së Bashkisë, zonjës Koka, për ngritjen e një grupi pune me titullarë e specialistë të institucionit të qeverisjes vendore, që kërkon dhe mundëson mbajtjen në mibkqyrje dhe në kontroll të qenve dhe maceve endacake.


Ky grup pune po bën identifikimin e situatës dhe hartimin e një programi afatshkurtër për trajtimin shëndetësor dhe për strehimin e qenve të rrugës, të cilët potencialisht janë mbartës sëmundjesh.
Ndërkohë, nuk mund të mos jemi reagues dhe përgënjeshtrues të asaj që është pjesa spekulative e paraqitjes së situatës prej disave në rrjetet sociale, ku është thënë se gjoja është vepruar duke aplikuar helimimin e qenve të tillë. Në vlerësimin tonë, askush nuk ka të drejtë të spekullojë me të padrejtë me të vërtetën dhe të adresojë ndaj Bashkisë, veprime që nuk janë ndërmarrë.

Edhe pse helmimi është i parashikuar në ligjin për veterinarinë, kjo mënyrë asgjësimi është jashtë zgjidhjeve që ne duam të gjejmë e zbatojmë. Edhe nëse ka ndonjë episod të shkëputur helmimi, kjo nuk nuk ka lidhje me institucionin e qeverisjes vendore dhe as me qasjen tonë për situatën.
Për këtë arsye, Bashkia refuzon çdo akuzë të bërë, që në fakt është një spekullim.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Akuzohen se shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
Komisariatet e Policisë Sarandë dhe Delvinë me drejtues të rinj – EMRAT
ROSSMANN & LALA po kërkon një Punonjëse Dyqani – KASIERE
Zgjatimi i shëtitores së Sarandës deri tek kanali i Çukës premtim i pambajtur
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik, sekuestrohen pasuritë e një personi në Delvinë
ABZHR lajm të mirë për 699 fermerë nga Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.