BASHKIA HIMARE – Himara

25/04/1612:55

Shperndaje:


Bashkia HimareHimara 

Bashkia HimareHimara  kufizohet në veri me bashkitë Vlorë dhe Selenicë, në lindje me bashkitë Tepelenë, Gjirokastër dhe Delvinë, në jug me bashkinë Sarandë dhe në lindje me detin Jon. Kryeqendra e Bashkisë është Himara.
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 Himara ka  7,818 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 27,049 banorë. Me sipërfaqe prej 571.94 km2. Densiteti i popullsisë në bazë të censusit rezulton vetëm 13.7 banorë/ km2. Ndërsa sipas regjistrit civil, densiteti është 47 banorë/ km2.
Njësitë administrative përbërëse janë: Himarë, Lukovë dhe Horë-Vranisht. Himara dhe Horë-Vranishti i përkasin rrethit Vlorë ndërsa Lukova i përket rrethit Sarandë. Të trija njësitë janë pjesë e Qarkut Vlorë. Bashkia e re do të ketë nën administrim një qytet dhe 24 fshatra: Pilur, Kudhës, Qeparo fshat. Qeparo Fushë, Vuno, Iliaz, Dhërmi, Gjilekë, Palasë.  Lukovë, Borsh, Fterrë, Çorraj, Piqeras, Sasaj, Qazim Pali. Shënvasil, Nivicë. Vranisht, Kuç, Kuç Buronjë. Bolenë, Kallarat, Tërbaç

PROFILI: Bashkia Himare – HIMARA


Himara është një bashki që shtrihet përgjatë të gjithë bregut të Jonit… Dhe në malet e Labërisë në pjesën e ish-komunës Horë-Vranisht. Ajo është një bashki e pasur me burime ekonomike me përqendrim te turizmi… Peshkimi, blegtoria e ullishtet, të gjitha produkte dhe shërbime me vlerë të lartë të shtuar. Por pavarësisht kësaj, kjo do të jetë bashkia e dytë me densitetin më të ulët të popullsisë në Shqipëri pas Dropullit… Si pasojë e largimit të pjesës dërrmuese të banorëve për në Greqi ose në qendrat e mëdha urbane në vend.
Bashkia e re ndahet në dy territore shumë të ndryshme: Zona bregdetare si dhe zona e ish-komunës Horë-Vranisht… Një zonë e thyer malore e cila aktualisht nuk lidhet me qendrën e bashkisë me rrugë moderne të drejtpërdrejtë… Por vetëm me një rrugë historike mushkash e cila aktualisht nuk është e përdorshme.


Bashkia Himarë – Himara përveç burimeve të mëdha të turizmit detar disponon resurse të mëdha edhe në turizmin kulturor apo të natyrës.
Bashkia e re ka mundësi të konsiderueshme ekonomike… Dhe në përgjithësi infrastrukturë të zhvilluar në drejtim të rrugëve dhe ujit të pijshëm. Ndërsa bregdeti i saj konsiderohet nga më të pastrit në vend për shkak të distancës së banesave nga bregu i detit.
Ndërkohë, resurset bujqësore dhe blegtorale të zonës janë shumë pak të shfrytëzuara… Për shkak të largimit masiv të popullsisë apo tërheqjes së popullsisë së mbetur në aktivitete me më shumë të ardhura si turizmi.

Kryetari i Bashkisë Himarë Jorgo Goro.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kap dhe u akuzua si kontrabandist, Gjykata e Sarandës liron shitësin ambulant
Ndodhi në Sarandë! 2 të rinj kundërshtojnë punonjësit e Policisë së Rendit
Rruga me mozaikë po degradon vazhdimisht dhe në mënyrë të pandalshme – VIDEO
SARANDA DIKUR “MBRETËRESHA” E NOTIT – Nga Xhorxhi Vasili
Futi dorën te arka e donacioneve në Manastirin e Kostarit, procedohet 47-vjeçari nga Saranda
Shpallet tenderi 180,000 euro për shtrim me beton dhe asfalt të 1320 metër rrugicave

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.