Banorët shokohen nga përgjigjia e ministrit


Banorët e fshatit Nivicë janë shokuar nga përgjigjia që kanë marrë nga ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, njëherësh edhe deputet i zonës Damian Gjiknuri, pas lutjes së tyre për të ndërhyrë për hapjen e rrugës, e cila është ndërtuar me fonde publike, rrugë që con drejt plazhit publik në Kakome.
Përgjigjia e shkurtër e ministrit të rrugëve ishte se “Kam bërë fjalë me atë Luanin e s`po më dëgjon”
Ende nuk dihet nëse ministri Gjiknuri me fjalën Luan donte të perifrazonte ndonjë njeri të fuqishëm apo e kishte fjalën për Luan Lekën, për të cilën banorët e Nivicës thonë se është njeriu që ka vendosur rrethimin në Kakome, por ajo që shokoi banorët ishte pafuqia e një ministri transportesh dhe infrastrukture për të hapur rrugët, të cilat shteti shqiptar i ka ndërtuar me fonde të vetat dhe rrugë që shërbejnë për të mundësuar frekuentimin e plazheve publike.
Pasi moren kete pergjigje banoret vendosen te shkojne drejt plazhit te Kakomese duke hapur rrugen me formen e tyre.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Salla e qendrës kulturore “Myrteza Leka” në Delvinë drejt rikonstruksionit
Lexoni më shumë
Përmbyset maunia me misër në aksin Kardhiq–Delvinë, policia në vendngjarje
Lexoni më shumë
Vallja e Osman Takës nga Konispoli përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Lexoni më shumë
Një vit pas përmbytjeve, rruga dhe ndriçimi drejt Manastirit të Kostarit ende pa ndërhyrje
Lexoni më shumë
Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025
Lexoni më shumë
Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.