Banorët pa drita, OSHEE u përgjigjet me tallje: Do të keni kur të vijë behari

Banorët pa drita, OSHEE u përgjigjet me tallje: Do të keni kur të vijë behari

 

Një banore nga zona e Vrionit ka denoncuar në Saranda Web arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e OSHEE, pas ankesave të vazhdueshme për mungesën e energjisë elektrike, problem që pasditen e sotme e kanë patur edhe fshatrat e Delvinës dhe Finiqit.

 

 

Sipas denoncimit, banorja ka kontaktuar ditën e sotme OSHEE në Tiranë për të ngritur shqetësimin e saj lidhur me ndërprerjet e shpeshta të energjisë. Nga OSHEE qendrore, ajo është udhëzuar që të kontaktojë strukturën rajonale në Gjirokastër, duke i dhënë një numër telefoni për ta përcjellë ankesën.

 

Por ajo që ka ndodhur më pas është konsideruar nga banorja si fyese dhe e papranueshme.

 

Sipas saj, personi që i është përgjigjur në numrin e OSHEE rajonale i ka thënë në mënyrë tallëse:
“Do keni drita kur të vijë behari”, dhe më pas i ka mbyllur telefonin, pa dhënë asnjë shpjegim apo zgjidhje për situatën.

 

Banorja shprehet se kjo sjellje është një shenjë e qartë arrogancës dhe mungesës së respektit ndaj qytetarëve, të cilët jo vetëm paguajnë rregullisht faturat, por përballen çdo ditë me ndërprerje të energjisë, dëme në pajisje elektrike dhe vështirësi në jetën e përditshme.

 

Raste të tilla ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si trajtohen qytetarët nga institucionet publike dhe mbi standardin e shërbimit që ofrohet në zonat jashtë qendrave kryesore.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.