
Banorët në Borsh protestojnë: Po na rrëmbehet prona – VIDEO
Banorët e fshatit Qazim Pali në Borsh kanë protestuar ditën e sotme përballë një situate që ata e cilësojnë absurde dhe të padrejtë. Prej rreth një viti, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka bllokuar çertifikatat e pronësisë për një sipërfaqe prej 100 hektarë që ata kanë përfituar ligjërisht në bazë të ligjit nr. 7501, duke i lënë banorët në një pasiguri të plotë për pronat e tyre.
Sipas rrëfimeve të protestuesve, tokat e përfituara prej tyre kanë qenë moçalishte, të cilat i kanë kthyer në toka bujqësore me mundin dhe krahët e tyre ndër vite. Në vitin 2020, përmes një ceremonie zyrtare, ish-drejtori i Hipotekave, Artan Lame, iu dorëzoi atyre çertifikatat e pronësisë, duke u njohur zyrtarisht të drejtën e pronës mbi këto toka.
Sot, megjithatë, banorët përballen me pamundësinë për të përdorur apo zhvilluar këto prona, pasi ASHK i ka bllokuar me pretendimin se ka mbivendosje me prona të pretenduara nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Sipas banorëve, këto pretendime janë të pabaza dhe institucionet shtetërore nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje konkrete, pavarësisht ankesave dhe kërkesave të shumta.
Banorët:Tokat i kemi fituar me ligj dhe me djersën tonë
Fotini Taullani, një banore që e ka përfituar tokën në bazë të ligjit 7501, rrëfen se ka ardhur në Qazim Pali kur ishte vetëm 1 vjeç nga Kuçi i Vlorës. “Kur erdhën prindërit e mi këtu, zona ishte moçalishte. E kemi kthyer në tokë të punueshme me shumë sakrificë. Tani nuk na e lejojnë ta gëzojmë,” – shprehet ajo me revoltë.
Venedike Hoxha tregon se ka qenë 4 vjeç kur është vendosur me familjen në këtë zonë. “Sot, unë nuk mund të përdor tokën që kam punuar gjithë jetën me prindërit e mi. Ky është një abuzim i pastër nga shteti,” – deklaron ajo.
Edmond Dhima shprehet se ka marrë çertifikatën e pronësisë të firmosur nga vetë kryeministri dhe nga ish-drejtori i ASHK-së, Artan Lame. “Sot ajo çertifikatë është kthyer në një copë letër pa vlerë. Nuk kemi as të drejtë ta shesim, as ta punojmë. A është ky shteti që na premtoi pronat tona?” – pyet ai me indinjatë.
Konstandino Dhima sjell në vëmendje një takim me kryeministrin në Greqi: “Na tha ‘kthehuni në atdhe’. Ne u kthyem, por këtu po na rrëmbejnë pronat. Kam dyshime të forta se pas kësaj skeme qëndrojnë oligarkë që kërkojnë të përvetësojnë tokat tona me çdo kusht.”
Avokati Aurel Kurami: Vendimi i ASHK-së është absurd dhe i paligjshëm
Avokati i banorëve, Aurel Kurami, ka deklaruar se vendimi i ASHK për bllokimin e çertifikatave është juridikisht i paarsyeshëm dhe i tejkaluar në kohë. “Ligjërisht, një vendim për pezullim apo bllokim të çertifikatave nuk mund të ketë afat më shumë se një muaj. Çdo shtyrje përtej këtij afati është shkelje e rëndë e ligjit dhe e të drejtës së pronës,” – thekson Kurami.
Banorët paralajmërojnë se do të vijojnë protestat e tyre derisa t’u njihet dhe garantohet e drejta e pronës, për të cilën thonë se kanë sakrifikuar dhe punuar për dekada të tëra. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për të zhbllokuar situatën dhe për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 1
23/03/2518:30

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
23/03/2518:30

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
23/03/2518:30

Suvenire nga Saranda
23/03/2518:30

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
23/03/2518:30
