Banorët kërkojnë ndihmë: Rreziku na rri mbi kokë, askush s’na dëgjon – VIDEO

10/04/2519:46

Shperndaje:

Banorët kërkojnë ndihmë: Rreziku na rri mbi kokë, askush s’na dëgjon

 

Përshëndetje Saranda Web 
Po ju dërgojmë këtë video me shpresën se, ndoshta, fjala jonë do të dëgjohet përmes jush. Kemi trokitur me dhjetëra herë në dyert e Bashkisë, por asnjë përgjigje, asnjë veprim. Heshtje. Ndodhemi në Lagjen nr. 4, tek Pallatet e Oficerëve – një vend që dikur kishte jetë, ndërsa sot është shndërruar në një kërcënim për jetën.

 

 

Çatia e pallatit është rrëzuar prej kohësh. Prej atëherë, kemi vendosur një llamarinë për të mbuluar dëmet, por ajo është vetëm një copë metali mbi një plagë të hapur. Rreziku është aty – i përhershëm, i padukshëm, por i afërt.

Njerëzit kalojnë çdo ditë poshtë saj, fëmijët luajnë aty pranë, dhe ne jetojmë çdo moment me frikën se mund të ndodhë më e keqja.

 

 

Nga të gjitha familjet që jetonin këtu, kanë mbetur vetëm 3. Të tjerët janë larguar, sepse nuk mund të jetonin më mes rrënojave, në një godinë që për çdo ditë e më shumë ngjan me një ndërtesë të braktisur nga kujdesi i shtetit. Jetojnë këtu – bashkë me rrezikun, me frikën, dhe me heshtjen që na vret më shumë se gjithçka tjetër.

Kërkojmë ndihmë. Jo më premtime, jo më shpërfillje. Vetëm një zgjidhje, para se të jetë vonë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Greva e doganierëve grekë shkakton radhë të gjata automjetesh në Qafë Botë
Zjarri në Gjirin e Hartës në Ksamil vihet nën kontroll – VIDEO
Fast Food SHEJNI kërkon Mjeshtër për fast food dhe Kamarier. Ofrohet akomodim
Coffee & Crepes SHEHU kërkon të punësojë Kamarier
Banorët denoncojnë: Kanë çarë rrugët dhe kanë braktisur punimet prej 3 muajsh
Pajtim Çaushi promovon në Sarandë romanin e ri “Shitësit e Reve”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.