Banoret e lagjes periferike ne Sarande: Jemi te kenaqur edhe me 30 minuta uje ne dite, por nuk kemi fare


 

Disa familje në Lëkurës të Sarandës ankohen për ujin e pijshëm sipas tyre me fillimin e sezinit turistik uji në rubinetat e tyre është pakësuar. Kjo situatë ndodh prej më shumë se një jave shprehen banorët. Bëhet fjalë për rreth 10 familje në këtë zonë turistike të Sarandës të cilat janë mbi rrugën kryesore që lidh qytetin me kalanë e Lëkurësit.
Banorët shprehen se tashmë filloi sezoni turistik dhe uji është pakësuar. Ata kërkojnë menaxhim nga ana e ujësjellësit të Sarandës
Një ekip nga ndërmarrja e ujësjellës kanalizime sh.a me në krye edhe një inxhinier erdhën për të parë nga afër situatën. Sipas inxhinierit të Ujësjellësit janë dy tuba kryesor që furnizojnë këtë pjesë të qytetit. Pas konsultimeve me banorët u gjet një zgjidhje provizore duke e furnizuar këtë pjesë të qytetit me 2 orare të ndryshme për familjet nën rrugë dhe familjet mbi rrugën kryesore. Sipas përfaqësuesve të ujësjellësit këto familje do të furnizohen me ujë të pijshëm deri ne 45 minuta në dite.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.