Banorët e Berdeneshit kanë 1 muaj pa ujë, por kanë frikë të flasin publikisht

11/03/2619:44

Shperndaje:

Banorët e Berdeneshit kanë 1 muaj pa ujë, por kanë frikë të flasin publikisht!

Në periferi të qytetit të Sarandës, në zonën e Berdeneshit, një problem i rëndë vazhdon të rëndojë mbi jetën e përditshme të banorëve. Prej më shumë se një muaji ata janë pa ujë të pijshëm, ndërsa situata duket se po përkeqësohet nga dita në ditë. Megjithatë, përtej mungesës së ujit, ajo që e bën edhe më të trishtë këtë realitet është heshtja e banorëve, të cilët kanë frikë të flasin publikisht për problemin që i prek drejtpërdrejt.

 

Banorët e Berdeneshit kanë 1 muaj pa ujë

 

Gjatë ditës së sotme, në Saranda Web kanë mbërritur disa ankesa nga banorë të Berdeneshit, por shumica e tyre janë dërguar me adresa fallso. Në një kontakt telefonik që patëm me një prej banorëve, i kërkuam që të gjendej dikush nga komuniteti që të fliste, qoftë edhe pa u identifikuar dhe pa shfaqur fytyrën. Por edhe kjo mundësi u refuzua, pasi banorët deklaruan se kishin frikë të dilnin publikisht.

 

Kjo situatë krijon një panoramë të rëndë jo vetëm për mungesën e një shërbimi jetik si uji i pijshëm, por edhe për klimën e frikës dhe presionit që ndjejnë banorët për të ngritur zërin. Një problem që prek çdo familje të zonës po mbetet pa zë publik, ndërsa institucionet duket se nuk kanë ndërmarrë ende asnjë zgjidhje konkrete.

 

Po aq e çuditshme është edhe heshtja e opozitës. Deri tani nuk ka asnjë reagim publik nga opozita, e cila në rrjetet sociale shfaqet shpesh me video të cilat i konsiderojnë si konferenca për shtyp për të uruar festa si 7 dhe 8 Marsin, por nuk ka thënë asnjë fjalë për një problem që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve të Sarandës.

 

Ndërkohë, Saranda Web po publikon edhe mesazhin e një prej banorëve që ka kërkuar ndihmë përmes medias, me shpresën se zëri i tyre do të dëgjohet nga institucionet përgjegjëse dhe besimin se banorët do të gjejnë forcën për të reaguar publikisht.

 

“Përshëndetje Saranda Web. Unë që ju shkruaj jam një banor i fshatit të Berdeneshit, i cili ka më shumë se dy javë pa ujë të pijshëm dhe askush nuk mban përgjegjësi. Sipas përfaqësuesve të zonës është çarë tubacioni që e sjell ujin nga Çuka, ndërkohë nuk është bërë as përpjekja minimale për ta rregulluar dhe për t’u siguruar ujë banorëve. Problemi me ujin e pijshëm në zonën e Berdeneshit ka më shumë se 20 vjet që ekziston, ndërkohë çdo herë para zgjedhjeve premtimet janë të shumta. Ju drejtohem juve si media me shpresën që dikush të dëgjojë dhe të vihet në lëvizje për këtë zonë. Ju falënderoj shumë nëse e postoni. Respekte.”

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Banorët e Berdeneshit kanë 1 muaj pa ujë, por kanë frikë të flasin publikisht
ATTIKO Restaurant & Sushi në Sarandë kërkon Kuzhiniere me eksperiencë
Digjet gjatë natës një shtëpi. Policia: Zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike
Vasil Llajo takim në ASHK Sarandë për problematikat e zonës së Sarandës dhe Finiqit
Familja në ankth: 86-vjeçari Kaso Dura zhduket në Berdenesh të Sarandës
Grand Hotel Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Kamarier/e dhe Kuzhinier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.