Banorët denoncojnë: Jemi braktisur totalisht nga Bashkia Finiq – VIDEO

Banorët e fshatit SMT (Çlirim): “Jemi braktisur totalisht nga Bashkia Finiq” 

Banorët e fshatit SMT (Çlirim) në territorin e Bashkia Finiq ngrenë alarmin për mungesën totale të investimeve në infrastrukturë ndër vite, duke e cilësuar situatën si një braktisje të plotë nga pushteti vendor.

 

 

Sipas banorëve, në këtë fshat nuk është ndërhyrë asnjëherë për përmirësimin e rrugëve, kanalizimeve apo ndriçimit publik. Gjendja e infrastrukturës është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa hyrja kryesore e fshatit ndodhet në kushte tejet të rënda dhe vështirëson lëvizjen e përditshme të banorëve.

 

Një tjetër shqetësim serioz lidhet me pasojat shëndetësore, veçanërisht për fëmijët e vegjël. Banorët shprehen se lagështira dhe mungesa e kanalizimeve kanë ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e tyre, duke krijuar kushte jetese të papranueshme.

 

Problematika bëhet edhe më e rëndë gjatë reshjeve të shiut, kur zona përmbytet dhe hyrja në fshat bëhet e pamundur. “Kur bie shi, nuk shkojmë dot në shtëpi”, shprehen banorët, të cilët theksojnë se prej vitesh kanë humbur shpresën për ndërhyrje nga Bashkia Finiq.

 

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të marrin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, duke theksuar se fshati SMT nuk mund të vazhdojë të trajtohet si një zonë e harruar.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.