Babai i Sajmir Ahmetit: Mesazhi qe vjehrra futi ne kurth djalin tim

07/02/1814:45

Shperndaje:


Merr fund pas dy orësh aventura e 24-vjeçarit nga Delvina, Saimir Ahmeti, i cili u arratis nga tualeti i Gjykatës së Gjirokastrës.
I riu u arrestua në bodrumin e një hoteli pranë kalasë. Gjatë momentit të arratisjes, i riu ka pësuar shembje në trup, ndaj dhe pas arrestimit është marrë me ambulancë dhe është nisur drejt spitalit, ku do të marrë mjekime dhe më pas do shkojë në burg.
Babai i të riut, Thoma Ahmeti, foli për Report Tv pas arrestimit të të birit. Ai i kërkoi drejtësisë të veprojë, duke kërcënuar se do të shkojë deri te Presidenti.
Sipas tij, djali është i pafajshëm, dhe se ka qenë vjehrra e tij që i ka ngritur kurth.
“Ishte i martuar, më 2 janar u nda. Pas disa ditësh i dërgon mesazh “Hajde se nuk jetoj dot pa ty”. Djali doli të takonte gruan e tij dhe ata i bënë kurth, e ëma e vajzës me gjithë vajzën, gjoja se ai po e përndiqte. Një ngjarje e organizuar, gënjeshtër”, tha ai.
Prej sa vitesh njiheshin?
Kishin tetë muaj të martuar. Nëse ka drejtësi në këtë vend, le të vendosë. Djali im nuk ka asnjë faj. Ndryshe unë do të shkoj deri te Presidenti.
VIDEO

 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon vjedhjen e dy motorëve te rruga në rikonstruksion në Sarandë
Jepet me qira ambient për staf sezonal në Ksamil
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë: “Sapphire Princess” sjell rreth 2600 turistë
18-vjeçari kapet në Sajadhë me rreth 60 kilogramë kanabis në një makinë me qira
Njoftim punësimi nga Art & Tourism Development Group
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.