Autoriteti i Konkurrencës: S’do tolerojmë rritjen e pajustifikuar të çmimit të naftës

04/03/2615:02

Shperndaje:

Autoriteti i Konkurrencës: S’do tolerojmë rritjen e pajustifikuar të çmimit të naftës

 

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në tregun e karburanteve, pas rritjes së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, të ndikuara nga tensionet dhe sulmet e fundit në Lindjen e Mesme. Në një deklaratë zyrtare, institucioni bëri të ditur se po monitoron me vëmendje tregun me pakicë të naftës dhe benzinës në Shqipëri, për të evidentuar çdo lëvizje të pajustifikuar të çmimeve.

 

Autoriteti i Konkurrencës: S'do tolerojmë rritjen e pajustifikuar të çmimit të naftës

 

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, situata në tregjet ndërkombëtare mund të ndikojë në çmimet e karburanteve, por kjo nuk duhet të shërbejë si justifikim për rritje të pajustifikuara në tregun vendas. Institucioni thekson se po ndjek në mënyrë të vazhdueshme sjelljen e operatorëve në tregun e shitjes me pakicë të naftës dhe benzinës, me qëllim garantimin e konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

 

Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron se nuk do të tolerojë asnjë praktikë që synon rritjen artificiale të çmimeve të karburanteve. Nëse konstatohen abuzime apo koordinim i çmimeve mes operatorëve, institucioni do të ndërhyjë me masat e parashikuara nga ligji.

 

Në këtë kuadër, Autoriteti i Konkurrencës u bën thirrje operatorëve të tregut të respektojnë rregullat e konkurrencës dhe të shmangin çdo sjellje që mund të dëmtojë interesat e konsumatorëve, ndërsa siguron se do të vijojë monitorimin e situatës në tregun e karburanteve.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Fast Food në Bulevardin e Sarandës kërkon Punonjës/e kuzhine dhe Punonjës/e pastrimi
Autoriteti i Konkurrencës: S’do tolerojmë rritjen e pajustifikuar të çmimit të naftës
Market industrialesh në Sarandë kërkon Punonjës/e
American Bar & Snack kërkon Kamarier/e për punësim vjetor
“The Nomad” Restorant kërkon të zgjerojë stafin. Ofrohet punësim vjetor
Aksident në aksin Sarandë–Delvinë pranë Stjarit, dy persona të plagosur

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.