Automjeti del nga rruga e papërfunduar në Qafën e Gjinos, 2 gra transportohen në spital

04/02/2413:30

Shperndaje:

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Sarandë-Delvine, ndërsa raportohet për dy të plagosur.

Ngjarja para pak minutash në vendin e quajtur “Qafa e Gjinos”.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur drejtuesja dhe pasagjerja: Anisa Z. 32 vjeç dhe Evelina Sh., 49 vjeç. Dy të plagosurat janë transportuar me ambulancë në urgjencën e spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën e parë.

Mësohet se 32-vjeçarja ndodhet në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet..


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ligji i ri: influencerët dhe blogerët që nuk regjistrohen në QKB do t’u bllokohen llogaritë
Projektligji i ri për emigracionin në Greqi ndryshon jetën e mijëra familjeve emigrante
Aksident në Sarandë – automjeti del nga rruga dhe përmbyset, 2 të plagosur
Grand Hotel Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Kamarier/e dhe Kuzhinier
Automjeti aksidentohet duke thyer shtyllën e ndriçimit, Policia Bashkiake e gjobit për dëmin
Rama: tokë me 1 euro do përfitojnë vetëm ata që duan të ndërtojnë resorte turistike

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.