Auron Tare, arkeologëve: Pse e latë Butrintin, të merrni projekte? Do ju fshihen emrat

24/05/2222:56

Shperndaje:

Akademia e Shkencave kundër marrëveshjes së Butrintit, Gjinushi: Nuk na kanë pyetur

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka dalë kundër ligjit të miratuar në parlament për menaxhimin e parkut arkeologjik kombëtar të Butrintit. Në një konferencë me akademikë që u shndërrua në debat, kreu i akademisë pranoi se institucioni shkencor nuk është përfshirë në proces.

“Morëm dijeni për gjënë me pak vonesë. Nuk menduam që do e kalonin kaq shpejt. Së pari i takonte pikërisht qeverisë të konsultohej me Akademinë e të konsultohej me institutet përkatëse. Në menaxhimin shkencor po e quaj, pra hulumtim, restaurim etj, mbrojmë interesat a rolin e instituteve. Institutet ( Arkeologjia dhe Monumentet) s’mund të rrinë indiferente apo të pranojnë të përjashtohen. Personalisht, mendoj që këtu ka një boshllek, ka një anashkalim.”, tha Skënder Gjinushi.

Në dy orë konferencë, mes të tjerësh, arkeologu Neritan Ceka tha se arkeologu Richard Hodges në një artikull të 2012-ës e ka quajtur mit qytetërimin ilir. “Thotë për ne arkeologët “linja kryesore e kërkimit e mbështetur nga autoritetet ishte formimi i një miti të origjinës ilire. Unë nuk kam asgjë me Richard Hodges. Jemi në dy platforma të ndryshme, unë jam me UNESCO tani më thoni ju me kë është Richard Hodges. Ruajtjen e kujtesës dhe tërësisë territoriale. Ky është misioni që na ka dhënë UNESCO, dhe jo Enver Hoxha por kye zotëri kujton se na e ka dhënë Enver Hoxha.”, tha Ceka.

Ish-drejtori i Parkut të Butrintit, Auron Tare, ishte i ashpër me arkeologët dhe kujtoi se në proces specialistët shqiptarë janë lënë jashtë. “I bini vërdallë e vërdallë, pse I bini, se do kapni ndonjë projekt, ndonjë? Keni emrin e arkeologjisë shqiptare, qendrojini kësaj gjëje. Nuk lejohet në Amerikë një fondacion i huaj të ndryshojë ligjin, të bëjë planin e menaxhimit, të krijojë bordin, të fusë veten e vet, të marrë Butrintin e ta menaxhojë për vete. Në Amerikë nuk lejohet kjo punë, nuk lejohet! Pse e lejoni ju? Ja ku jeni, profesorë. Pse e lejoni ju?”, pohoi Tare.

Menaxhimi i Butrintit sipas ligjit të kaluar në parlament dhe ligjit të trashëgimisë, do të bëhet me një fondacion të krijuar me bashkëpunim privat e publik, me një bord prej pesë vetash, ku ministria e kulturës është pjesë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Mbytet një varkë turistike në Ksamil, shkak dyshohet konkurenca – VIDEO
Mobileri RENO në Mesopotam kërkon Bojaxhi & zmerilues  dhe Montues skeletesh
Ndërron jetë kryetari i Bashkisë së Filatit Vasili Tzigos
“Marina Limion” kërkon Shef Sigurie Porti dhe Punonjës Sigurie
Sofra Çame shtrohet për të dytin vit radhazi në Sarandë: Tradita dhe kultura çame bashkojnë të rinjtë
Konflikt i dhunshëm në lagjen “Baba Rexhepi” në Sarandë: 2 të plagosur, arrestohen 2 persona dhe 1 në kërkim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.