Atentat me tritol në Sarandë, vritet në automjet 58-vjeçari Isuf Jaçaj

05/10/250:44

Shperndaje:

Atentat me tritol në Sarandë, vritet në automjet 58-vjeçari Isuf Jaçaj

 

Një 58-vjeçar mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Sarandës. Një mjet u hodh në erë më tritol, ndërsa 58-vjeçari Isuf Jaçaj që ishte brenda në makinë humbi jetën menjëherë pas shpërthimit.

 

 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 në lagjen numër 3, në të njëjtën lagje ku të birit të Isuf Jaçajt, vetëm 3 muaj më parë i hodhën në erë mjetin me tritol. Shpërthimi tronditi qytetin bregdetar, ndërsa Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

 

 

Pamjet nga vendi i ngjarjes dallojnë dëmet e mëdha që janë shkaktuar në makinë nga shpërthimi i fuqishëm, ndërsa është dëmtuar edhe një tjetër mjet aty pranë, si edhe disa biznese. Një grup hetimor po punon për të identifikuar dhe kapur autorët, ndërsa do të sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë në zonë, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Mumushe Ibrahimi, 85-vjeçarja nga Saranda vijon ende të qepë jorganë e të thurë qilima – VIDEO
Qeveria merr vendimin: Lirohen 380 të burgosur, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi
Policia e Sarandës sekuestron fishekzjarret e Vitit të Ri – VIDEO
Epirus Hotel kërkon Shef kuzhine, Recepsionist/e, Kamarier/e dhe Sanitare
Mbyllën sytë në Butrint, prokuroria dërgon për gjykim 3 inspektorët, kreun e IVMT-së dhe ndërtuesin
Tenderi 1.3 milion euro për punimet në Rrugën e Katërt: Në garë 2 kompani me oferta 97% dhe 98% të fondit limit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.