
Askush nuk na jep shtëpi me qira, apeli i një nëne në prag të dimrit – VIDEO
Askush nuk na jep shtëpi me qira – Apeli i një nëne në prag të dimrit
Në parkun “Miqësia”, pranë shatërvanit në qendër të Sarandës, jeton prej një viti Englantina Mustafai me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj. Jeta e saj është një luftë e përditshme mes varfërisë dhe mungesës së një strehe të sigurt.
Englantina rrëfen se prej kohësh është e pastrehë dhe dy prej fëmijëve të saj vuajnë nga probleme shëndetësore. Ndihma ekonomike që merr, vetëm 3,600 lekë në muaj, nuk i mjafton për të mbajtur familjen.
Me këto lekë nuk dal dot, duhet të mbledh kanaçe, ndonjëherë edhe lyp që të ushqej fëmijët.
Englantina Mustafai tregon se i është drejtuar Bashkisë së Sarandës për të kërkuar ndihmë për strehim. Bashkia i ka ofruar mundësinë e kompensimit të qirasë, por ajo thotë se nuk ka mundur të gjejë asnjë shtëpi.
Kam shkuar disa herë në bashki, më kanë thënë që do të më japin ndihmë për qiranë. Por nuk më pranon askush, vetëm se jemi romë. Shtëpi nuk gjejmë dot, pasi kanë frikë se nuk u paguajmë qiranë dhe se kemi shumë fëmijë.
Situata e saj u rëndua edhe më shumë pas shiut të mbrëmshëm, që i lagu të gjitha rrobat. Me dimrin që po afron, Englantina thotë se nuk mendon për veten, por vetëm për fëmijët.
“Mbrëmë na u lagën të gjitha rrobat… Dimri është pranë dhe fëmijët e mi janë të sëmurë. Nuk i kam të tepërt fëmijët, dua vetëm t’i strehoj.”
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
01/09/2520:01

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
01/09/2520:01

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
01/09/2520:01

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 10
01/09/2520:01

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
01/09/2520:01
