Artur Meçollari: Rama, bashkëinvestitor te Limioni. Avokatura e Shtetit ka paditur 30 pronarë

03/01/2519:09

Shperndaje:

Ish-zv.komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka shprehur dyshime serioze se kryeministri Edi Rama mund të jetë bashkëinvestitor në projektin e resortit të ndërtuar në bazën detare të Limionit, Sarandë. Këto akuza të forta vijnë pas deklaratave të kryeministrit në MCN, ku ai mbrojti privatizimin e bazës detare, duke i cilësuar akuzat për abuzime si të pabaza.

 

Meçollari theksoi se Avokatura e Shtetit ka hapur çështje gjyqësore kundër 30 pronarëve të pronave në zonën e Limionit, me qëllim kalimin e tyre te dy investitorë të fuqishëm, Shefqet Kastrati dhe Artan Dulaku. Ai shprehu shqetësim për mënyrën e realizimit të këtij privatizimi, duke nënvizuar se ky proces është në kundërshtim me interesat kombëtare dhe sigurinë e vendit.

 

 

“Rama si bashkëinvestitor”

“Përshtypja e parë që më dha kryeministri ishte se po fliste si një bashkëinvestitor në bazën e Sarandës,” tha Meçollari. Ai shtoi se Rama duket se e konsideron veten të pagjykueshëm në vendimet e Këshillit të Ministrave, duke harruar parimin e kontrollit dhe balancës së pushteteve, ku gjykatat kanë fjalën e fundit.

 

Shkeljet ligjore dhe përfshirja e administratës

Meçollari bëri të ditur se Gjykata e Lartë ka vendosur se ka dyshime të arsyeshme për shkelje të ligjit për koncesionet dhe neni 6 të këtij ligji. Ai akuzoi kryeministrin për vënien e gjithë administratës shtetërore në mbështetje të dy oligarkëve.

“Pas lidhjes së kontratës me koncesionarin, Avokatura e Shtetit ka paditur 30 pronarë, duke argumentuar se zotërimi i pronës është bazuar në një akt pronësie të pavlefshëm,” tha Meçollari. “Jemi në kushte kur gjithë administrata shtetërore është vënë në shërbim të oligarkisë.”

 

Problemet procedurale dhe ligjore

Meçollari theksoi se kontrata e parë për dhënien me koncesion të hapësirës detare të bazës u miratua pa verifikimin e pronësisë, ndërsa firma “Marina Limion” nuk ishte regjistruar ende në QKR. Kontrata e dytë për dhënien me qira të 265 mijë metrave katrorë, përfshirë bazën detare, u realizua me shkelje të rënda ligjore dhe procedurale.

Ai nënvizoi se ish-ambasadorja Yuri Kim kishte paralajmëruar për të hequr dorë nga ky akt, duke e quajtur atë korruptiv. Meçollari shtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i qartë dhe refuzoi kërkesën e investitorëve për heqjen e sekuestros preventive.

 

Në fund, Meçollari krahasoi këtë çështje me raste të tjera të ngjashme, si përpjekjet e mëparshme për dhënien e Kepit të Palit tek investitorë strategjikë. Ai tha se ekziston një kontroll i përbashkët nga qeveria, opozita dhe oligarkët për ta mbajtur këtë çështje me profil të ulët, duke e cilësuar situatën si një kërcënim serioz për interesat kombëtare.

 

Publikuar në MCN TV


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

YES Cash & Carry kërkon Sistemues raftesh, Shpërndarës porosish dhe Agjent shitjesh në terren
61-vjeçari përfundon në pranga dhe me 5 akuza mbi kurriz – VIDEO
Gjest Bujarie në Ditën e ‘Ujit të Bekuar’: Lukas Todri i dhuron Kryqin 15-vjeçarit – VIDEO
Vodhi një çantë me 6000 euro dhe tentoi të vidhte një makinë, prangoset nga Policia në Sarandë
Fast Food Geri në qendër të Sarandës kërkon mjeshtër për sufllaqe
Reagon avokati i familjes: Shteti godet për herë të dytë Enea dhe Albi Nexhipi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.