Arrestohet shitësi i qumështit, iu gjetën 180 kanaçe pa fatura

22/08/178:27

Shperndaje:


Arrestohet shitësi i qumështit, iu gjetën 180 kanaçe pa fatura.
SARANDË-Policia ka arrestuar pronarin e një supermarketi në lagjen nr. 4, pasi gjatë kontrollit që i është ushtruar i janë sekuestruar rreth 180 kanaçe me qumësht me mbishkrime në gjuhë të huaja dhe të pa pajisura me dokumentet përkatëse për tregtimin apo marketingun e këtyre produkteve.
I arrestuari është një 43 vjeçar, banues në Delvinë, ndërsa është marrë në pyetje për të mësuar se ku i ka marrë 180 kanaçet me qumësht.
Ai akuzohet për tregtimin dhe transportimin e mallrave kontrabandë dhe fshehjen e të ardhurave.
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë në ngarkim të tij për këto vepra penale të parashikuar nga nenet 178 dhe 180 të Kodit Penal.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e
Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.