Arrestohet për korrupsion Sali Hasa
Është arrestuar prokurori i Sarandës, Sali Hasa, pasi akuzohet për korrupsion.
SPAK ka finalizuar një tjetër një tjetër operacion të suksesshëm në goditje e grupeve të strukturuara kriminale, ku janë arrestuar nga FNSH prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore, arbitra ndeshjes futbolli si dhe zyrtarë të klubit të futbollit.
Prokurori i Sarandës, Sali Hasa është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si i dyshuar për veprën penale të korrupsioni pasiv të funksionarëve të tjerë të drejtësis. Urdhri për arrestimin e tij argumentohet nga SPAK se ka ardhur pasi janë siguruar prova të mjaftueshme pas një hetimi të gjatë.
Në pranga është vënë edhe Napolon Hodaj, oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Në kuadër të këtyre hetimeve është arrestuar edhe Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, dhe Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”
Sakaq janë arrestuar edhe Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’.
Gjithashtu gjykata ka caktuar masën “arrest në shtëpi”, për Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’dhe Hysen Korenica ,ish ekspert mjeko – ligjor, për “Ekspertim i rremë”. Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.202 datë 17.06.2021 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë.
Si ra në ‘grackë’ prokurori i Sarandës nga përgjimet për trafik droge
Burime për gazetarin Report Tv, Arsen Rusta bëjnë me dije se SPAK ka nisur hetimet në shkurt të vitit 2020 për një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik drogë, e cila çoi në zbulimin e korrupsionit tek zyrtarët e drejtësisë dhe trukimet e ndeshjeve.
Por gjatë përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren është konstatuar se Eslona Papa, motra e një të arrestuarit për ‘plagosje të lehtë me dashje’, kishte kërkuar që të pushonte një çështje për vëllain e saj, kundrejt ryshfetit. Nga përgjimet e autorit që kishte kryer plagosjen ka dalë në dritë edhe ndërhyrja e saj tek prokurorit për pushim të çështjes.
Hetimet për prokurorin Sali Hasa, kanë zbuluar edhe rastin e trukimit të ndeshjeve në kategorinë e dytë, konkretisht për ndeshjen Selenica-Përmeti, ku nga përgjimet ka rezultuar se ishte e paracaktuar. Hetimet janë kryer nga prokurori i SPAK Altin Dumani.
Njoftimi i prokurorisë
‘Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” etj, parashikuar nga nene 245/1, 319/ç, 28/4, 283/a, 333/a, 334 etj, të Kodit Penal. Hetimi i këtij procedimi penal u bë i mundur falë bashkëpunimit shumë efektiv me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të kombinuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit. Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit pasiv të prokurorëve, sipas nenit 319/ç të Kodit Penal. Gjithashtu, nga hetimet u evidentuan të dhëna edhe në lidhje me një vepër penale tjetër siç është ajo e e “Paracaktim i rezultateve në garat sportive”, parashikuar nga neni 197/a/2 i Kodit Penal.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit: ● Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal. ● Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal. ● Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal. ● Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal. 2 ● Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal. ● Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 – 25 i Kodit Penal.
Gjithashtu me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal. Kurse ndaj shtetasit Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309 i Kodit Penal. Policia e Shtetit ka ekzekutuar në datën 19.06.2021 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.40 datë 17.06.2021. Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.202 datë 17.06.2021 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë.’- njofton SPAK.
Vijon…
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Bar Kafe ENEA në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier/e. Të komunikojë anglisht
19/06/217:52
Magazina HALO Ho.Re.Ca kërkon të punësojë Shofer, Magazinier dhe Sistemues raftesh
19/06/217:52
Fast Food i ri pranë shkollës 9 Tetori kërkon të punësojë Kamarier/e dhe Motorist
19/06/217:52
Dita Botërore të Tokës: Mjeshtëria e Riciklimit në Ekspozitën e Punimeve të Fëmijëve – VIDEO
19/06/217:52
2 të prangosur sot në Sarandë: 1 i moshuar u kap i dehur në timon, 1 i ri u kap pa patentë
19/06/217:52
Sherri mes 2 grave në motel, e hedh nga shkallët duke përfunduar në spital
19/06/217:52
Enea Rental kërkon të punësojë punonjës/e zyre
19/06/217:52
Kozi Bistro në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier/e
19/06/217:52
Avokati i drejtohet Policisë së Sarandës: Mos e gënjeni popullin me video të sajuara – VIDEO
19/06/217:52
BUTRINTI – DELVINA / LIVE NË SARANDA WEB
19/06/217:52
Rezervime
Apartament 2+1 me pishinë
19/06/217:52
Dhoma dyshe në Hotel Mesopotami
19/06/217:52
Suitë me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
19/06/217:52
Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
19/06/217:52
Dhomë dyshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
19/06/217:52
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
19/06/217:52
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
19/06/217:52
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
19/06/217:52
Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
19/06/217:52
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
19/06/217:52