Arrestohet babai i 14-vjeçarit që drejtonte automjetin ku mbetën të plagosur 3 adoleshentët

22/11/2310:34

Shperndaje:

Arrestohet Orest Kalo, 41 vjeç nga Bajkaj, Delvinë. Orest Kalo pronar i automjetit me të cilin u aksidentuan 3 fëmijët 13 dhe 14 vjeçarë, mes të cilëve edhe djali i tij O. Kalo.

Policia gjithashtu ka proceduar në gjendje të lirë 14-vjeçarin O. Kalo, i cili drejtonte automjetin në pronësi të babait të tij.

Të tre të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhen.

KOMUNIKATA E POLICISË

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në afërsi të fshatit Bajkaj, si pasojë e të cilit u dëmtuan 3 shtetas të mitur (drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerët, të cilët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve), ju informojmë se:Në përfundim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin O. K., 41 vjeç, banues në Delvinë, pasi i ka dhënë për ta drejtuar, djalit të tij të mitur, automjetin që u përfshi në këtë aksident rrugor.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin e mitur, drejtues të automjetit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rikthimi i Teatrit në Shkollë – Një Thirrje për Bashkinë, Zyrën Arsimore dhe Gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë
Arja’s Fish Restorant kërkon Kuzhinier, Kasiere dhe Pjatalarëse për sezonin veror
SEAS Distribution kërkon Agjent Shitjesh për zonën Tepelenë – Gjirokastër – Sarandë
Restorant Primavera kërkon Picier, Ndihmës Picier, Sallatiere, Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Borsh/ Banorët e Qazim Pali sërish në protestë: “Pronat i kemi me ligj, por na i rrëmbejnë”
Vila Marjana në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.