Arrestohen 3 persona pas dhunës në plazhin e Ksamilit – Në pranga edhe pronari

20/07/2510:15

Shperndaje:

Arrestohen 3 persona pas dhunës në plazhin e Ksamilit – Në pranga edhe pronari.

Policia e Sarandës ka arrestuar tre persona në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në plazhin e Ksamilit, ku 46-vjeçari Albert Pashaj mbeti i plagosur pas një sulmi me sende të forta nga 3 persona. Ata akuzohen për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

 

Sherri në Ksamil për plazhin, Pashaj Bashkia dhe ministrja Kumbaro përgjegjëse!

 

Ngjarja ndodhi në një hapësirë publike në vijën bregdetare në Ksamil. 
Në vijim të hetimeve dhe mbledhjes së provave, uniformat blu kanë vënë në pranga:

 

Agim Taraj, 43 vjeç, banues në Berat, pronar i “Sunset Beach Bar”
Silvjan Sulku, 18 vjeç, banues në Dibër
Aldo Zeqiraj, 35 vjeç, banues në Dibër

Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë një i mitur 17-vjeçar nga Kamza.

 

Lidhur me këtë ngjarje, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe nisi procedimi penal për shtetasen O. P., 40 vjeçe, pasi pas konfliktit kjo shtetase ka dëmtuar ambientin duke shkatërruar pajisje dhe sende të tjera në “beach bar”.

 

Sherri në Ksamil për plazhin, Pashaj: Bashkia dhe ministrja Kumbaro përgjegjëse – VIDEO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zbulohet në Sarandë apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike
35-vjetori i OMONIA, kërkohet Referendum për zgjedhjen e përfaqësuesve – VIDEO
Qyteti antik Helikranon: misteri i madh arkeologjik i fshehur në Malçan – VIDEO
Print Stop Sarandë kërkon të punësojë Graphic Designer
Shembet sa herë bie shi: ura Delvinë – Kakodhiq, Lefterhor, Varfaj, simbol i dështimit të punimeve
Bashkia Sarandë alarmon qytetarët: “Do të fryjë erë 30 metër/sekondë”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.