Arkeologu britanik Gilkes kundër ndërtimit të lokalit në Butrint

06/10/1718:35

Shperndaje:


Skandali i ndërtimit të një qendre multifunksionale brenda Parkut Kombëtarë të Butrintit merr përmasa ndërkombëtare. Arkeologu i mirënjohur britanik Oliver Gilkes, përmes një postimi në facebook jep alarmin për atë që është duke ndodhur në këtë pasuri kombëtare të Shqipërisë të mbrojtur nga UNESCO.
“Një lajm tjetër për Butrintin.Gjithmonë kam menduar që Butrinti ka nevojë për disa lehtësira dhe për më shumë vizitorë dhe facilitete. Por ajo që po ndodh është se janë duke i zhvendosur turistët në një tjetër cep të acropolis.
Kjo situatë kërkon përgjigje. Atje ndodhet një kështjellë. Përse nuk po rinovohet ajo në vend që të ndërtohet një “qendër multifunksionale”? Kjo çështje duhet zgjidhur në vend që të trajtohet si një problem se “kush komandon””, shkruan Gilkes.
Sipas Report Tv, në brendësi të Parkut Arkeologjik të Butrintit në Sarandë kanë filluar punimet për ndërtimin e një objekti në brendësi të zonës së mbrojtur. Ndërtimi po bëhet pranë një muri prehistorik, i cili daton në shekullin e 7-8 para Krishtit. Shqiptarja.com ka mësuar se në brendësi të zonës së mbrojtur po ndërtohet një bar-kafe për qëllime biznesi. Drejtoria e Monumenteve në një prononcim për REPORT TV pranoi se ka dhënë lejen dhe nuk shikon asgjë të çuditshme. Ndërsa në reagimin e saj Ministria e Kulturës thotë se është një strukturë e përkohshme, madje sipas parametrave të parashikuara nga konventat e UNESCO-s dhe vendimit të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.
Pas denoncimit në media, prokuroria ka nisur verifikimet për ndërtimin që po bëhet në Parkun Arkeologjik të Butrintit. Prokuroria po verifikon nëse janë respektuar kushtet për lejen dhe nëse e lejon statusi i UNESCO-s ndërtimin.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shkarkohet kryetari i Partisë Socialiste në Delvinë Izet Silaj, emërohet Nertil Boçi
Bonusi i fundvitit për pensionistët, publikohet shuma dhe data kur do të shpërndahen
Jolio Dine jep detajet dhe apelon qytetarët: “Raportoni dëmet sa më shpejt!” – VIDEO
Dëme të mëdha nga përmbytjet në Sarandë, fermeri humb 226 krerë bagëti – VIDEO
Argjinaturat çahen, përmbytje masive në Çukë, Konispol dhe Shalës – VIDEO
Përmbytjet në Delvinë: Banesa dhe rrugë të dëmtuara, punohet për normalizimin – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.