Ardit Bido zotohet në Parlament: Nuk shkrihet as Delvina dhe as Konispoli – VIDEO

Ardit Bido zotohet në Parlament: Nuk shkrihet as Delvina dhe as Konispoli. Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se bashkitë Delvinë dhe Konispol do të vijojnë të ekzistojnë edhe pas reformës së re territoriale.

 

 

“Delvina dhe Konispoli do të ekzistojnë”, deklaroi Bido, duke theksuar se ai është përfaqësuesi i të dyja bashkive në Kuvend dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe problematikat e zonës.

 

“Delvina dhe Konispoli kanë përfaqësues në këtë Kuvend, të cilët shkojnë rregullisht në këto bashki dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit”, u shpreh ai, duke shtuar se është i bindur që ato do të vijojnë të jenë bashki të mëdha dhe të forta.

 

Duke reaguar ndaj deklaratave të opozitës për një shkrirje të mundshme të këtyre dy bashkive, Bido theksoi se diskutimi është i parakohshëm, pasi raporti i Komisionit të Reformës Territoriale ende nuk është paraqitur për shqyrtim në Kuvend.

 

Deputeti kujtoi gjithashtu procesin e reformës së kaluar, në të cilin, sipas tij, Partia Demokratike kishte hartuar një variant që cenonte identitetin dhe përfaqësimin e Delvinës dhe Konispolit.

 

“Delvina dhe Konispoli zhbëheshin në kuptimin identitar. Zgjeroheshin në ato përmasa sa një delvinjot nuk do të mund të zgjidhej kryetar bashkie dhe një konispolat nuk do të mund të zgjidhej kryetar bashkie”, u shpreh ai.

 

Bido akuzoi opozitën se, ndërsa publikisht pretendonte se mbronte ekzistencën e këtyre bashkive, gjatë reformës së kaluar rendiste si argumente mungesën e popullsisë, të ardhurave dhe buxhetit, duke krijuar në fakt premisat për shkrirjen e tyre.

 

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos ndikohen nga ajo që e cilësoi si një klimë negative të krijuar pa pasur ende një hartë të re territoriale.

 

“Jam i bindur se Delvina dhe Konispoli do të jenë sërish bashki të mëdha dhe të forta. Klima negative që po krijohet nuk mund të prodhojë të kundërtën”, përfundoi deputeti Ardit Bido. Saranda Web

 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.