Ardit Bido takim në Kalasë: Uji, problemi kryesor që kërkon zgjidhje urgjente – VIDEO

15/04/2520:03

Shperndaje:

Ardit Bido takim me banorët në Kalasë, Delvinë: Uji, problemi kryesor që kërkon zgjidhje urgjente

 

Ardit Bido ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Kalasë në Delvinë, ku në qendër të bashkëbisedimit ishte problemi i mungesës së ujit, një shqetësim i hershëm për komunitetin vendas.

 

Ardit Bido takim në Kalasë Uji, problemi kryesor që kërkon zgjidhje urgjente

 

“Ky është një problem që e njoh mirë, jo vetëm nga përvoja personale, por edhe nga rrëfimet e brezave të mëparshëm të familjes sime”, tha Bido gjatë takimit. Ai vuri në dukje se devijimi i rrjedhës së lumit të Kalasës, që aktualisht derdhet në zonën e Bunecit, ka sjellë pasoja për furnizimin me ujë të shumë zonave përreth, përfshirë Rrëzomën, Sarandën dhe Delvinën.

 

Sipas Bidos, një zgjidhje e qëndrueshme mund të vijë përmes një projekti të ri, që parashikon kalimin e ujit nëpërmjet një hidrocentrali në Kalasë. Ai theksoi se ky projekt kërkon angazhim të fortë institucional dhe mbështetje në nivel parlamentar.

 

 

“Ky është një problem që kërkon një zë të informuar dhe të vendosur në Kuvendin e Shqipërisë. Unë e kam përjetuar mungesën e ujit si në shtëpinë time në Sarandë, ashtu edhe në shtëpinë e gjyshit në Delvinë. Prandaj, jam i përkushtuar të trokas në çdo derë dhe të loboj pa u lodhur, derisa kjo çështje të marrë zgjidhje”, u shpreh Bido.

Ai përfundoi se vetëm një përfaqësues që e njeh mirë realitetin lokal mund të përkthejë shqetësimet e banorëve në veprime konkrete në institucionet shtetërore.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama: shërbimi shëndetësor do modernizohet, do të futet inteligjenca artificiale në trajtimin e pacientëve
Behije Dida – Moj kutia flori larë | Këngëtarja sarandjote sjell këngën e saj më të re
Mitropoliti Nathanail meshë për Krishtlindjet në Sarandë, mesazh dashurie dhe solidariteti për fëmijët
Qytetari apelon përmes Saranda Web: Bashkia të mos i marrë në dorëzim këto punime – VIDEO
Aksident në aksin Vrion–Krane, automjeti përmbyset në kolektor te kthesa e Finiqit
SPAK akuza 2 ish-prokurorëve të Sarandës: Morën 55,000 euro për një masë sigurimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.