Ardit Bido padit për shpifje zëdhënësen e PD-së: “Faktet flasin vetë, jo baltosja”

05/04/2513:05

Shperndaje:

Ardit Bido padit për shpifje zëdhënësen e PD-së: “Faktet flasin vetë, jo baltosja”

 

Tiranë, 5 Prill 2025 – Ardit Bido, kandidati për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, ka dorëzuar sot në Gjykatën e Tiranës një kallëzim penal për shpifje ndaj zëdhënëses së Partisë Demokratike.

 

Ardit Bido padit për shpifje zëdhënësen e PD-së “Faktet flasin vetë, jo baltosja”

 

Në një reagim publik të shpërndarë në rrjetet sociale, Bido shprehet se vendimi për t’iu drejtuar gjykatës vjen pas deklaratave publike që ai i cilëson si të pavërteta dhe të dëmshme për figurën e tij.

“Partia Demokratike ka zgjedhur të nisë fushatën përmes përbaltjes, por tashmë që KQZ ka zbardhur të vërtetën dhe ka konfirmuar pezullimin tim nga detyra, përpjekja për të krijuar mjegull bie poshtë,” deklaron Bido.

Ai thekson se beson në një politikë të përgjegjshme dhe të bazuar në fakte, jo në sulme personale. “Shpifjes nuk i përgjigjem me të njëjtën monedhë. I përgjigjem aty ku duhet: në gjykatë,” shkruan ai ndër të tjera.

 

Sipas tij, politika duhet të ndërtohet mbi ofertat për qytetarët dhe përfaqësimin me dinjitet në Parlament, jo mbi baltosjen e kundërshtarëve. “Politika e vjetër nuk ka më vend,” përfundon Bido, duke theksuar se është i gatshëm për një përballje të ndershme dhe konstruktive në Kuvend.

Për momentin, nuk ka pasur një reagim nga Partia Demokratike mbi këtë çështje.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut
Këlcyra – Butrinti / LIVE – Butrinti kërkon kreun e rënditjes
Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit
Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon
Tatimet paralajmërojnë influencerat: “Ne e dimë sa keni fituar – deklarojini, ndryshe do të gjobiteni”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.