Anullimi i Kardhiq-Sarandë/ Qeveria: Kemi halle të tjera


Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku konfirmoi anulimin e tenderit për rrugën Kardhiq-Sarandë duke dhënë dhe arsyet se pse u mor ky vendim.

“Ministria ka të drejtë që t’i japë prioritet disa nga çështjeve emergjente që mund të ketë, dhe nuk ka lidhje ka fonde apo s’ka fonde. Këto janë prioritetet momentale që ka Ministria”, tha Balluku.

Loti i 7 i rrugës Kardhiq-Sarandë ka një kosto totale prej 19 milionë euro. Në buxhetin e vitit 2019, Qeveria kishte parashikuar 4.6 milionë euro për financimin e këtij aksi. Por sipas Ballukut, Ministrisë i kanë ndryshuar prioritetet.

“Po flasim për shtyrje të procesit. Kjo shtyrje procesi vjen për shkak sepse ka një projekt tjetër i cili është më emergjent. Ju duhet ta kuptoni që ARRSH nuk bën vetëm rrugë të reja. Kemi ura, rrugë të cilat mund të kenë emergjenca dhe duhen mbuluar”, tha ministrja.

Kardhiq-Delvinë prej vitesh konsiderohet si një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës. Ky aks shkurton me gati 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë dhe vetëm dy muaj më parë gjatë një inspektimi në terren vetë ministrja Balluku u shpreh e bindur së rruga do të përfundonte para afatit. Por tashmë Ministria thotë se është fokusuar në projekte të tjera me prioritare.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë
Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë
Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë