Ana tjetër e turizmit; Si po rriten kostot e qirave, restoranteve dhe pushimeve për vendasit

05/02/2420:21

Shperndaje:

Nga pakësimi i stokut të apartamenteve për strehim me qira afatgjatë deri te shtrenjtimi i çmimeve të qirave, të pronave për shitje, të bareve dhe restoranteve, janë efektet e bumit turistik që po ndikojnë te vendasit. Për ekspertët, rritja e çmimeve do të nxisë më tej largimin e shqiptarëve në emigracion.

Promovimet e Shqipërisë turistike në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok nga blogerë të huaj, për shkak të kostove të lira dhe bukurive natyrore shtuan ndjeshëm gjatë vitit 2023 numrin e turistëve të huaj që vizituan vendin.

Të joshur prej çmimeve të lira dhe disponueshmërisë më të lartë krahasuar me hotelet, shumë të huaj zgjidhnin të qëndronin në Shqipëri në apartamente apo shtëpitë e pushimit të rezervuara online, nëpërmjet platformave ndërkombëtare.

Joshja për t’i dhënë apartamentet me pushues sidomos gjatë sezonit turistik ka sjellë edhe mungesën e apartamenteve për qira afatgjatë dhe kanë ndikuar te rritja e çmimeve të qirave për vendasit. Lexo shkrimin e plotë në Monitor.al


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë
77-vjeçari ndalohet nga Policia, u denoncua nga një e mitur për përndjekje dhe ngacmim sek,sual
19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur
Kep Merli Resort & Residences kërkon të punësojë Sanitare
BAÇI A TUTTI kërkon të punësojë Shitëse për Paradite dhe Pasdite

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.