Ambasadorja greke në Shqipëri dhe konsulli i Gjirokastrës takime në Bashkinë Finiq

15/01/2217:09

Shperndaje:

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë Sofia Filippidou dhe Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër Dimitrios Sacharidis, kanë vizituar Bashkinë Finiq ku patën takim me kryetarin e Bashkisë së Finiqit Kristo Kiço.


Gjatë takimit, kryetari i bashkisë i informoi ata për të gjitha çështjet kryesore që kanë të bëjnë me komunitetin tonë.

Tema kryesore është problemi i pronave që vazhdon prej shumë vitesh i pazgjidhur në bashkinë e Finiqit dhe jo vetëm, regjistrimi i popullsisë që do të realizohet gjatë vitit 2022, problemet e arsimit, investimet në infrastructure dhe zhvillimi ekonomik, ngjarjet dhe aktivitetet kulturore, si dhe problematikat që kanë lindur për shkak të pandemisë.


Në përfundim të takimit kryetari i bashkisë Finiq Kiço falënderoi nga zemra Ambasadoren dhe Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër për ndihmën e tyre të pakursyer gjatë gjithë periudhës së vështirë të pandemisë.

Njëkohësisht, ai vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu besimin se do të vazhdojë edhe në të ardhmen me synim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës së qytetarëve.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDALOHET DALJA NË DET NË SARANDË, KSAMIL DHE BORSH
Banorët denoncojnë: Punime pa cilësi në Delvinë, betoni shembet pak orë pas shtrimit – VIDEO
Sigurimi i detyrueshëm jo vetëm nga tërmeti, por edhe për përmbytjet. Pritet rritje e primit
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.