ALUIZNI Sarandë vlerësohet me performancën më të mirë në Shqipëri


mariel murati Zyra e Legalizimeve të Sarandës është vlerësuar si drejtoria e ALUIZNI me performancën më të mirë në Shqipëri për muajin prill.
Sipas vlerësimit të bërë nga Ministria e Zhvillimit Urban, Drejtoria e ALUIZNI Sarandë është vlerësuar si drejtoria me performancën më të mirë me 255 pikë.
Vlerësimi bëhet në bazë të disa faktorëve si numri i objekteve të kualifikuara për legalizim, numri i lejeve të legalizimit të shpërndara, numri i lejeve të dërguara në hipotekë, ankesa të ardhura nga qytetarët për vonesa dhe sorollatje, denoncime nga qytetarët për procese korruptive etj.
Që nga koha kur në krye të Drejtorisë së ALUIZNI Sarandë ka ardhur Mariel Murati, përvecse kjo drejtori merr këtë vlerësim të shkëlqyer nga ministria e Zhvillimit Urban duke e ngritur nga vendi i 17-të që ishte në dhjetor 2016, në vend të parë në prill 2017, performanca e saj vlerësohet maksimalisht edhe nga vetë qytetarët, të cilët në opinionet e tyre shprehen me superlativa për drejtorin e ALUIZNI Sarandë Mariel Murati.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.