Alket Hyseni takime derë më derë me banorët në Sarandë


Alket Hyseni takime derë më derë me banorët në Sarandë

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste AlketHyseni ka zhvilluar pasditen e sotme dhjetëra takime me banorët e lagjes numër 2 të qytetit të Sarandës. I shoqëruar edhe nga të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialiste, AlketHyseni ka trokitur në dyert e banorëve dhe i ka ftuar që më datë 25 Qershor të votojnë Partinë Socialiste.
Pyetjes së banorëve për sheshet e ndërtimit, kandidati AlketHyseni iu përgjigj se është interesuar personalisht për këtë çështje dhe si Këshilltar i Kryeministri Edi Rama ka punuar fuqimisht për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare. “Stafi i kryeministrisë e ka gjetur këtë zgjidhje, është bërë gati Vendimi i Këshillit të Ministrave që çdo shesh ndërtimi i fituar nga një vendim të Këshillit Bashkiak t’i regjistrohet qytetarëve të Sarandës në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme sepse kjo histori duhet të marrë fund një herë e mirë, dhe Sarandiotët duhet të kenë mundësinë të gëzojnë sheshet e ndërtimit, të ndërtojnë shtëpitë e tyre, për një jetesë më të mirë për ta dhe fëmijët e Sarandës që Duam”,- u shpreh AlketHyseni.
Ai u shpjegoi banorëve se në katër vitet e ardhshme qeverisja do të fokusohet tek rindërtimi i të gjitha rrugëve të qytetit të Sarandës si dhe përmirësimi i sistemit të ndriçimit publik. Një tjetër premtim i kandidatit AlketHyseni ishte edhe ndërtimi i ujësjellësit të ri të Sarandës, i cili do t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjes së ujit të pijshëm.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë