Alket Hyseni takime me banore dhe biznese ne Sarande

07/06/178:38

Shperndaje:



Alket Hyseni takime me banore dhe biznese ne Sarande.
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për Sarandën AlketHyseni, ka zhvilluar dje takime me banorët e lagjes numër tre të qytetit. I shoqëruar nga përfaqësues të Partisë Socialiste të zonës, AlketHyseniështë ndalur biznes më biznes ku ka diskutuar me pronarët dhe punonjësit e tyre mbi programin e mandatit të dytë qeverisës.
“Ne premtuam dhe e mbajtëm fjalën për heqjen e tatimit për biznesin e vogël dhe tatimet për bizneset me xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë. Nga kjo masë direkte e qeverisë Rama kanë përfituar rreth 83 mijë familje. Vendosëm vetëm 5% tatim-fitimi për bizneset me xhiro vjetore nga 5 deri në 8 milionë lekë, prej nga përfitojnë 17 mijë biznese ose 93% të bizneseve të vogla”,- u shpreh kandidati për deputet i Partisë Socialiste AlketHyseni.
Sipas tij, rreth 100 mijë biznese janë lehtësuar nga barra tatimore duke ndihmuar vetë sipërmarrjen, por edhe në rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare. “Krijuam 60 lehtësira fiskale për sipërmarrjen dhe shumë gjëra të tjera. E dimë që nuk janë mjaftueshëm, por ju premtoj në katër vitet e ardhshme do të bëjmë edhe më shumë. Ne të parët e dimë që ka shumë për të përmirësuar dhe do ta bëjmë pasi kemi dhënë prova që kur japim fjalën, e mbajmë atë”,- tha AlketHyseni.
Më pas kandidati i Partisë Socialiste për Sarandën është ndalur për të diskutuar me banorë të ndryshëm të qytetit. Banorët e qytetit të Sarandës kanë garantuar kandidatin për deputet, AlketHyseni, se më qershor do të votojnë Partinë Socialiste si e vetmja forcë që jep garanci për një të ardhme më të begatë për Shqipërinë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.