Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit protestë në hyrjen e qytetit Antik kundër dhënies me koncension

Dhënia më koncesion e Parkut Kombëtar të Butrintit ka sjellë sërish reagimin e aktivistëve që janë bashkuar në mbrojtje të këtij parku.

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka protestuar duke kërkuar që Butrinti të mos jepen me koncesion. Aulon Kalaja aktivist, tha se i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare dhe parlamentit të Shqipërisë i cili voton symbyllazi marrëveshjen dhe ua jep të huajve Butrintin.

Ne do ta mbrojmë shpirtin e kombit tonë”, Butrintin tha Kalaja, në një deklaratë para portës së hyrjes së veprës së madhe historike. Kalaja tha se kemi përgatitur nje dosje të cilën e kemi dërguar edhe në UNESKO por do ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Aulon Kalaja tha gjithashtu, se dekreti i presidentit do të kthehet në Komisionin e Ekonomisë në datën 12 korrik, ndaj ai fton qytetarët në Tiranë të martën në orën 10:00 t’i bashkohen protestës.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
9-vjeçarja Sania përfaqëson Sarandën në “Miss Junior Albania” dhe kërkon mbështetjen tuaj
“E denoncova, por u la i lirë” – biznesmeni në Ksamil: Më shkaktoi 600 euro dëm në hotel
Protestë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, 30 nxënës kërkojnë rikthimin e transportit

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.