Alarmi: Hackerat shënjestrojnë hotelet në Sarandë dhe Ksamil duke vjedhur kartat e kreditit

16/08/2318:21

Shperndaje:

Ditët e fundit hackerat kanë vënë në shenjestër hotelet në Sarandë dhe Ksamil, duke vjedhur të dhënat e kartave të kreditit dhe zbrazur llogaritë bankare.

Kasim Cule, ekspert IT dhe mirëmbajtës rrjetesh rrëfen për Saranda Web skemën me të cilën bëhet vjedhja dhe jep sugjerimet si duhet të ruheni nga këto mashtime.

Kasim Cule shpjegon se hackerat, pasi kanë gjetur shënjestrën e tyre nëpërmjet Booking, dërgojnë me e-mail dhe linqe në aplikacionet e rezervimeve.

Disa nga e-mail dhe mesazheve të dërguara:

Kasim Cule këshillon ndaj pronarëve, menaxherëve të sistemeve dhe recepsionistëve që në çdo rast që shikojnë një email të tillë, të mos klikojnë linkun ose folderin e dërguar, pasi menjëherë pas klikimit ju keni dorëzuar te hackerat të gjitha të dhënat e sistemit që kanë të bëjnë me kartat e kreditit, kompjuteri juaj do të bllokohet dhe hackerat kanë gjithë kohën e nevojshme për zbrazjen e llogarive bankare.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, sipas ekspertit, pre e mashtrimit kanë rënë disa hotele në Sarandë dhe Ksamil, diçka që krijon pasiguri dhe mosbesim te klientët e hoteleve.

SHPËRNDAJE këtë informacion.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish
Gjuetia rikthehet pas 12 vjetësh, por menaxhimi i zonave i kalon privatit
Ligji i ri: influencerët dhe blogerët që nuk regjistrohen në QKB do t’u bllokohen llogaritë
Projektligji i ri për emigracionin në Greqi ndryshon jetën e mijëra familjeve emigrante
Aksident në Sarandë – automjeti del nga rruga dhe përmbyset, 2 të plagosur
Grand Hotel Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Kamarier/e dhe Kuzhinier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.