Akuzohet për tentativë vrasje, prangoset 20-vjeçari. Merr në qafë edhe 2 të tjerë

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Expose”, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të një shtetasi të shpallur në kërkim.

Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetas, pas një konflikti të ndodhur ndërmjet tyre, më datë 10.01.2020, kapet dhe vihet në pranga 20-vjeçari i shpallur në kërkim.

Vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, pasi dyshohet se kanë përkrahur 20-vjeçarin, me qëllim fshehjen.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për një rast të krimeve kundër personit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Expose”, si rezultat i të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi M. B., 20 vjeç, banues në Sarandë.

20-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë. Më datë 10.01.2020, në lagjen nr.4, Sarandë, shtetasi M. B. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin R. A., të cilit i ka shkaktuar dëmtime të rënda.

Në kuadër të këtij operacioni, së bashku me shtetasin M. B. janë arrestuar edhe shtetasit I. H., 26 vjeç dhe M. B., 19 vjeç, pasi dyshohet se kanë përkrahur 20-vjeçarin që të fshihej.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.