Akti i prerjes së luleve, reagon Adriatik Lapaj: Ne do të mbjellim përsëri…

24/11/2219:55

Shperndaje:

Pas konstatimit të prerjes së luleve, të cilat ishin mbjellë në rrugën hyrëse të Sarandës nga aktivistët e Nismës së Luleve, ka reaguar nëpërmjet një publikimi në facebook edhe Adriatik Lapaj.

PUBLIKIMI:

ZOTI I FALTË!

4 vite më parë i mbollëm me shumë dashuri.

I ujitëm çdo verë me krahë.

I rimbollëm sa herë i dëmtuan.

Ishin bërë të bukura shumë. Kishin filluar ta pushtonin betonin e shëmtuar. Nuk ishin më lulet tona, por pasuri e qytetit. Ishin modeli si e mira mund të rritet me përkushtim.

Iknim nga Tirana çdo muaj për t’i kujdesur.

U vrisnin sytë. Vajtën i prenë. Natën kanë shkuar dhe prerë një pjesë të tyre. Në fakt nuk prenë lulet që mbolli e rriti me mundim Adriatiku, Ergysi, AguStela , Klejdi ,Fatjoni , Saimiri, Livia, Endri, Elona, Hyqmeti, Arditi, Vasili, Aina e të tjerë miq, por pemën ku kanë hipur edhe vetë ata që gjejnë guximin të presin lule. Sa i dëshpëruar duhet të jesh të presësh lule?!

Unë prapë do mbjell lule dhe pemë. Te unë nuk e vrasin dot njeriun…as besimin që ky vend do bëhet. Lulet tona janë pasqyra ku duket qartë shëmtia e së shkuarës që ka hedhur rrënjë.

Ne prapë do t’i mbjellim. Madje më shumë. Madje do i dhurojmë çdo banese private lule të tilla që lulet të kenë dhe Zot. Ju i pretë te rruga se shteti nuk i del Zot pronës së vetë, por nuk e prisni dot filozofinë tonë…lulet do i mbjellim në çdo prag në zonat e Sarandës dhe Ksamilit. Shkoni prijini te oborret e atyre…

PËR POLICINË E SARANDËS: NDONJË REAGIM DHE KAPJE AUTORËSH? APO NUK HARXHONI KOHË ME LULET JU?


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Na rrëmbyet pronën” – Të rinjtë çohen në protestë kundër bllokimit të monopatinave
1 në pranga, 2 në ndjekje penale dhe 1 në kërkim nga Policia e Sarandës
Rikthimi i Teatrit në Shkollë – Një Thirrje për Bashkinë, Zyrën Arsimore dhe Gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë
Arja’s Fish Restorant kërkon Kuzhinier, Kasiere dhe Pjatalarëse për sezonin veror
SEAS Distribution kërkon Agjent Shitjesh për zonën Tepelenë – Gjirokastër – Sarandë
Restorant Primavera kërkon Picier, Ndihmës Picier, Sallatiere, Kamarier/e. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.