Aksidentohen 3 automjete, 1 grua humb jetën dhe 3 persona plagosen

11/02/2412:38

Shperndaje:

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 40-vjeçare.

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Memaliaj – Krahës.

40-vjeçarja e identifikuar si Dhoksi Mango, ka ndërruar jetë pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të rënda dhe raportohet se trupi i saj është dërguar në morgun e Tepelenës.

Po ashtu, në spitalin e Gjirokastrës është transportuar dhe burri i viktimës i identifikuar si Ledian Ibrahimi, si dhe dy persona të tjerë të cilët kanë pësuar lëndime të lehta.

Policia po shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Arben Llangozi denoncon Policinë e Sarandës: “Me armë në dorë për presion dhe terror”
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Bukëpjekës (Furxhi)
Aldo Sulollari sjell “03:47”, thrillerin psikologjik mes misterit, sekreteve dhe ankthit
Zjarr i fuqishëm në Mesopotam Agroturizëm, shkrumbohet restoranti i resortit – VIDEO
Automjeti bie në Urën e Vanës, bllokohet qarkullimit për 300 banorë – VIDEO
Restorant ‘MAREA’ në Sarandë kërkon Kamarier, Ndihmës Kamarier dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.