Aksidenti tragjik në Sarandë, identifikohen 2 turistët italianë që humbën jetën nga përplasja fatale me ‘Benz-in’

24/08/2310:57

Shperndaje:

Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano janë dy turistët italianë që humbën jetën në saj të aksidentit tragjik në Sarandë. Ata u përplasën me një mjet tip ‘Benz’ i drejtuar nga një adoleshent 17-vjeçar i cili ishte nisur me një mikun e tij 16-vjeç drejt Ksamilit, ndërsa italianët po ktheheshin nga Ksamili për Sarandë.

 
 
https://youtu.be/zG6ZT15udtI
 

Motori me të cilin lëviznin dy turistët italianë nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një Mercedes Benz që drejtohej nga një adoleshent. Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”.

“Benzi”, drejtohej nga një 17-vjecar që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën. Burimet thanë se makina i ka prerë rrugën motorit të turistëve.

 

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Benzi lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit,  por është gjetur në kahun e kundert çka dyshohet se I ka prerë rrugën motorin Honda. Përplasja ka qenë tejet e fortë. Deshmitaret ne oret e para te mengjesit tregojnë për ngjarje horror. Trupat e viktimave janë gjetur me dëmtime të shumta.

 

Arrestohet 17-vjecari: akuzohet per dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt” sipas nenit 291


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

BRUNES kërkon Prezantues/e Showrom-i, Agjent terreni dhe Punëtor magazine
Kërkohet Dado për Kujdes ndaj një Fëmije në Sarandë
Rinia në Shalës krijon Shoqatë, në fokus e sotmja dhe e ardhmja e fshatit – VIDEO
Banorët denoncojnë: Jemi braktisur totalisht nga Bashkia Finiq – VIDEO
Day Lux Hotel në Sarandë kërkon Punonjës për sezonin turistik
Delvina “shpërthen” në pjesën e dytë, mposht Maliqin 4–0

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.